Replika Tirana-Partizani/ Ende nuk është vendosur data e derbit

Publikuar tek: sport, më 17:17 25-02-2015 Replika Tirana-Partizani/ Ende nuk është vendosur data e derbit

Partizani ka përgënjeshtruar sot deklaratën e klubit të Tiranës dhe palët së bashku me FSHF-në kanë rënë dakort që derbi i kryeqytetit të zhvendoset në datën 12 mars.

Ky vendim ishte marrë për shkak se tapeti i stadiumit “Qemal Stafa” nuk do të jetë gati më 27 shkurt, kur edhe ishte parashikuar të luhej ndeshja midis dy skuadrave.

Por me sa duket klubi i Partizanit ka ndryshuar mendje në momentin e fundit, pasi siç deklarohet ne kampin bardh e blu çdo akordi ishte arritur.

“KF Tirana ka kërkuar që ndeshja derbi të luhet vetëm në kryeqytet për të respektuar rëndësinë e këtij takimi në aspektin sportiv dhe njerëzor. KF Tirana ka kërkuar që ndeshja të luhet në datën 12 mars në stadiumin “Qemal Stafa” dhe kjo kërkesë është pranuar. FSHF ka dhënë miratimin e nevojshëm dhe më pas edhe drejtuesit e Partizanit kanë pranuar këtë propozim për të bërë zyrtare axhendën e re të derbit. KF Tirana falenderon FSHF-në dhe klubin e Partizanit për bashkëpunimin”, thuhej në deklaratën e parë të Tiranës.

Dy orë më pas ka ardhur reagimi i Partizanit që njofton se ky klub nuk ka rënë dakort që derbi i kryeqytetit të zhvillohet në 12 mars. Madje sipas deklaratës së klubit, është kërkuar në mënyrë zyrtare pranë FSHF-së që ndeshja të luhet në datën që ishte përcaktuar më parë.

“Klubi ju informon se nuk ka rënë dakord që Derbi i kryeqytetit Tirana – Partizani të zhvillohet në datën 12 Mars . Zyrtarisht Klubi i është drejtuar Sektorit të Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit me një shkresë zyrtare ku i është kërkuar organit kompetent për mbarëvajtjen e kampionatit, që ti përmbahet kalendarit të publikuar dhe zhvillimin e ndeshjes sipas datës së përcaktuar më pare, pra më 27 Shkurt dhe jo me 12 Mars”, ishte deklarata e Partizanit.

Kjo deklarat ka nxitur reagimin e kampit kundërshtar, të cilët e kanë dënuar qëndrimin e Partizanit, duke e konsideruar sjelljen e tyre si fëmijërore. Tirana shprehet se do të kërkojë nga FSHF që derbi të luhet vetëm në kryeqytet pasi çdo lëvizje tjetër është e pamundur për tu menaxhuar nga klubi.

“KF Tirana dënon publikisht qëndrimin e FK Partizanit për agjendën e derbit. Serioziteti i një institucioni duket në të tilla situata. KF Tirana publikoi më parë njoftimin për zhvendosjen e derbit në 12 mars, pasi kishte gjetur akordin zyrtar me klubin e Partizanit dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, pa u nxituar dhe duke respektuar rregullat për organizimin e një ndeshje futbolli. KF Tirana dënon publikisht sjelljen fëmijërore të FK Partizanit për fjalën e dhënë dhe fjalën e shkelur, sjellje absolutisht të pahijshme. Një ndeshje derbi meriton të luhet vetëm në kryeqytet për të respektuar traditën, vlerat sportive, pasionin e tifozëve për të cilët luhet futbolli. KF Tirana do të kërkoj nga Federata Shqiptare e Futbollit që ndeshja me Partizanin të luhet vetëm në kryeqytet. Çdo lëvizje tjetër është e pamundur për tu menaxhuar nga klubi dhe do të sillte probleme të paparashikueshme”, ishte deklarata e dytë e Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fernando Alonso ende në spital, rrezikon garën
Vijon puna për ndërtimin e pistës atletike në “Elbasan Arena” »
Article Logic
Execution time: 0.023077964782715
array(1) { ["section"]=> string(67) "replika-tirana-partizani-ende-nuk-eshte-vendosur-data-e-derbit-4418" }