Reportazh/Ora 03.00, në KZAZ nr 32 në Tiranë. LSI dyfishon rezultatin, PS humb 4000 vota. Po c’ka nodhur?

Publikuar tek: politike, më 03:26 24-06-2015 Reportazh/Ora 03.00, në KZAZ nr 32 në Tiranë. LSI dyfishon rezultatin, PS humb 4000 vota. Po c’ka nodhur? Numerimi i djeshem i votave te partive ne qender te Tiranes, te TOB. Ora 03.00 ne mengjes

Anila Basha

 

Sapo u ktheva nga KZAZ nr.32, që është e vendosur te Pallati i Operas dhe Baletit në Tiranë. Së pari, në këtë raportim timin për atë që pashë më duhet të them se m’u duk  fare e padrejtë që në atë vend, ku ne mezi gjejmë bileta për të hyrë e për të parë ndonjë shfaqje, të hynin e dilnin aq shumë njerëz, me cigare ndezur apo fikur, me shishe birre apo, ndonjë edhe duke kryer nevojat personale…

n2

Ora shënon 03.00 e mëngjesit, dhe unë, pasi kam përfunduar një emission në Tonight Ilva Tare, pasi bëj adetin edhe në një koncert të MAD që më kishin bërë ftesë si cdo drejtues mediaje, e gjej veten, në mesnatë, në këte qendër votimi.

Pikë së pari, duke parë aq shumë njerëz që numëronin votat e partive nxjerr celularin dhe filloj të filmoj situatën, ose më së shumti, zgjodha një tryezë numërimi për të marrë historinë e trendit të votave.  I pari që protestoi për blicin e aparatit cellular, ishte numëruesi I Partisë Demokratike. Pas tij, një vëzhgues I vogël, një djal I ri, ndoshta te 22 a 23 vjec,  I frymëzuar nga deklarata e numëruesit të PD, me në vrap më heq celularin nga dora. Në posedim e ka më pas ai dhe jo unë. Ok, sa I them që jam e medias, dhe I tregoj kartën e gazetarit, vëzhguesi, I cili më thotë se është I Nard Ndokës, e lëshon celularin dhe ma kthen.

Ok nuk më ben përshtypje kjo gjë. Ndoshta edhe se këta vëzhgues janë shumë të rinj. E kanë eksperiencën e parë zgjedhore dhe bravo u qoftë që reagojnë sycelët ndaj cdo celulari që I filmon. As unë nuk mërzitem që djali më merr celularin. Përkundrazi, skenën që ndodh pak më pas, e shoh me shumë kuriozitet.

Filmimet që po bëj me celuar dhe jo me kamera dhe shqetësimin te grupet e numërimit dhe vëzhguesit e shohin komisionerët e KZAZ. Të cilët I njoh prej vitesh.

n3

Ata vijnë më japin dorën dhe shohin me cudi se c’ndodh.

“Pa problem I them, janë të rinj. As e dinë dhe as na njohin. E jo më të dinë sesa zgjedhje kemi kaluar. Madje edhe me kallash” u them unë me krenari.

Ky detaj kalon shumë shpejt dhe unë I bie në temë muhabetit. Sa kuti kanë mbetur për partitë dhe si është rezultati.
Dhe përgjigja më vjen menjëherë. PS deri në orën 03.00 ka marrë 10123 vota, PD ka marrë 7098 vota dhe LSI 5223 vota. Nuk interesohem për partitë e tjera, por thjesht kam një tjetër pyetje.

Sa vota ka pasur kjo zonë për PS në vitin 2013? Plot 15 mijë vota, më vjen përgjigja nga njerëzit e KZAZ. Po LSI? LSI më thonë të njëjtët persona, është dyfishuar në shifra dhe në numra. Nëse dje ka pas 2000 vota partie, sot ka shkuar mbi 5000. Kjo do të thotë se votat e PS I ka marrë LSI, pyes unë në mënyrë naïve. Sa pod he ca jo. Sepse jo cdo gjë del e parashikuar në rezultat.

Ajo që vihet re, është fakti se LSI është shumë e kënaqur me votat që ka marrë nga kjo qendër, në mes të Tiranës, te Teatri I Operas dhe Baletit. Ora po shkon 03.30 dhe mbi 7 persona na përshëndesin. Kush janë këta, pyes unë? Janë vëzhguesit e LSI ma kthen dikush. Po PS, sa njerëz ka? Gjith e gjithë, për të tëra tavolinat, numëroheshin ose jo tre zyrtarë. Pra e mendoni vete, LSI 15, PS 3. Dukej se PS ishte e “shkrehur” totalisht për votat e partisë pas kandidatit. Cka në fakt më dukej cudi për shkak të debateve që kemi dëgjuar, e ndonjëherë verifikuar mes kandidatit, pra  Erion Veliajt dhe kryetarit të PS Saimir Tahiri.

Ikën ky muhabet. Votat janë ato që janë. Nuk I vjedh njeri. Edhe LSI nëse lë 15 njerëz mirë e bën. Edhe PS nëse lë 3 njerez po mirë e bën. Seriozitetin e votave nuk e bën prezenca e njerëzve. Kjo thjesht tregon impenjim dhe kurajo për numëruesit.

Dal nga salla dhe ulem në kafe. Në tavolinë vjen Goni. Eshtë numërues I LSI. Më thotë me sukses dhe krenari  se nga 78 vota që kishte në 2013 për kutinë e tij, tani kishte marrë 170 vota për LSI. “Po kjo është hera e fundit” më thotë ai. “E pse”? e pyes unë.

“Nuk më kanë bërë asgjë. E kam borxh për Ilir Metën, më ka ardhur në shtëpi. Por asgjë nuk ka ndryshuar. Kjo është hera e fundit që I japim votën”.

“Mos u mërzit” e ngushëlloj unë. Pas kësaj, do fillosh punë dhe ti dhe fisi. Goni, I lodhur dhe nga orët e gjata të numërimit, nuk ka shumë shpresë. Thjesht përsërit pafundësisht. Kjo është hera e fundit.

Hera e fundit, hera e fundit, thotë nënkryetari I KZAZ aty, por LSI ka dyfishuar numrin e votave, dhe PS ka rënë me 4000 vota. Debati hapet prapë. Unë jam e lodhur se kam tre netë pa gjumë. Socialist e lsistë zihen deri te vota e fundit. Bashkë në tavolinë, por zihen.

Konkluzioni që nxorra unë te KZAZ 32 në Tiranë te Teatri I Operas dhe Baletit? Nuk është më një “luftë” maxhorancë opozitë, është një ballafaqim PS – LSI. Dhe në këtë zonë, I fituar nga LSI që ka dyfishuar votat, dhe I humbur nga PS që ka humbur 4000 vota.

PD sikur nuk ekzistonte. E ndërsa iki, situata është kaq e trishtuar, sa njëri nga numëruesit, a vëzhguesit, a të pastrehët që ka gjetur një strehë, ia fut një gjumi për shtatë palë qejfe pikërisht aty ku numërohen votat. Ska faj. Për këtë punë bënë thirrje të dy, edhe Rama edhe Basha, gjatë pasdites së djeshme. Ata komisionerët I kishin dëgjuar mirë.

Për të mos I hyrë këtij muhabeti. Se po ti pyesje cfarë kishin thënë Basha e Rama as e kishin idenë. Madje, aq jashtë realitetit ishin sa më pyesnin mua se kush e kishte aksh bashki apo një tjetër. Vecse unë në 3 të mengjesit, nuk kisha pikën e nervit tu jepja sqarime, kur këtë gjë, se kishin bërë zyrtarët e partisë së tyre. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon numërimi për Këshillin Bashkiak në Korçë, kryeson PS me 36%
Mbyllet numërimi në Pukë, LSI forcë e parë, PS e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.0051670074462891
array(1) { ["section"]=> string(106) "reportazh-ora-03-00-ne-kzaz-nr-32-ne-tirane-lsi-dyfishon-rezultatin-ps-humb-4000-vota-po-c-ka-nodhur-14490" }