Reportazhi i FIFA-s për Kombëtaren: Udhëtimi mahnitës i Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 12:32 13-06-2016

E ka quajtur një udhëtim mahnitës këtë të Kombëtares sonë, FIFA, në reportazhin e saj për Euro2016.

Një reportazh realizuar në Tiranë dhe Durrës, ku gazetarët kanë ndjekur hap pas hapi djemtë e Kombëtares Shqiptare, por po ashtu udhëtimin e tyre deri në mbërritjen në France2016.

‘’Këta djem i kanë sjellë kaq shumë kënaqësi Shqipërisë. Kam arritur suksese gjatë karrierës sime, por kjo është arritja ime më e madhe sepse uk është një gjë për një klub, për një komb, por për të gjithë vendin. Për mua kjo ka qenë një fitore për gjithë njerëzit bashkuar rreth një flamuri.’’, thotë trajneri Gianni De Biasi.

Ndërsa kapiteni Lorik Cana jep vetëm me një fjali pse luajnë futboll dhe përpiqen kaq shumë.

‘’Dashuria për vendin tonë ka qenë arsyeja kryesore përse japim kaq shumë për ekipin tonë kombëtar. Jo të gjithë ata që na kanë mbështetur janë futbolldashës, por ata e duan Shqipërinë'', thotë Cana.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Deklarata” e Shaqirit, reagon FSHF: Po dëmtoni imazhin e Shqipërisë
Spanja mund Çekinë me gol të Gerard Pique »
Article Logic
Execution time: 0.048058032989502
array(1) { ["section"]=> string(71) "reportazhi-i-fifa-s-per-kombetaren-udhetimi-mahnites-i-shqiperise-43341" }