Repubblica: Berati, aty ku myslimanët e të krishterët jetojnë në paqe

Publikuar tek: kulture-art, më 22:02 08-09-2016 Repubblica: Berati, aty ku myslimanët e të krishterët jetojnë në paqe

Prestigjiozja italiane Repubblica ka publikuar shkrimin me titull:”Berati, vendi ku myslimanët dhe të krishterët bashkëjetojnë në paqe“.

Gazeta italiane shkruan se në një moment kur prifti ortodoks celebron një martesë në kishën e Shën Dhimitrit, pak hapa më tej ndodhet Xhamia e Plumbit.

Kjo është ajo që ndodh në Berat, në qytetin e njëmijë dritareve i cili është rreth 100 kilometra larg Tiranës.

Një pllakatë në hyrje të qytetit të vjetër shkruhet se që nga viti 2008 ky qytet është i listuar në Unesco së bashku me Gjirokastrën.

Nuk është e vështirë të kuptohet se përse Berati është në listën e trashëgimisë botërore, pasi përveç se është shembull i një qyteti të ruajtur perfeksionisht, ruan një bashkëjetesë shembullore fetare.

Artikulli sqaron rrugën që duhet të ndjekësh për të zbuluar bukuritë dhe historinë e Beratit.

Mali i Tomorit, lumi Osum, Gorica, kështjella Kala janë disa nga vendet që përshkruhen me detaje dhe cilësohen si të pashmangshme për tu vizituar nëse dikush shkon në Berat.

Zona e kështjellës, shumë mbresëlënëse, në një gjatësi prej 214 metrash shtrihet përgjatë lumit Osum. Pamje unike që të lënë pa frymë shkruan Repubblica.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kumbaro zbulon shifrën miliona euroshe të rikonstruksionit të plotë të teatrit
Këshilltari i Ramës: O Zot, po të mos e kisha parë nuk do ta besoja! (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.02356219291687
array(1) { ["section"]=> string(73) "repubblica-berati-aty-ku-myslimanet-e-te-krishteret-jetojne-ne-paqe-52356" }