Republika e Maqedonisë vendos emrin e ri kushtetues, shton mbishkrimin ‘E Veriut’

Publikuar tek: rajon, më 20:30 11-02-2019 Republika e Maqedonisë vendos emrin e ri kushtetues, shton mbishkrimin ‘E Veriut’ Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Mbishkrimi me shkronjat ‘Qeveria e Republikës së Maqedonisë’ tanimë është mënjanuar nga objekti i qeverisë me qëllim që të shtohet edhe shtojca  ‘E Veriut’ sipas Marrëveshjes së Prespës dhe në dakordësi me emrin e ri kushtetues shtetëror. 

Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit dhe e ministrive, ndërkaq më pas duhet që të ndërrohen edhe nëpër objektet tjera shtetërore.

Greqia sot me notë verbale do ta njoftojë Republikën e Maqedonisë se janë tejkaluar të gjitha  pengesat për dhënien fund të kontestit disadekadësh për emrin, ndërkaq Maqedonia në Gazetën Zyrtare duhet që ta publikojë emrin e ri.

Emri i ri i shtetit do të harmonizohet edhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve që do të thotë se tabelat do të shkruhen edhe në shqip pasi që, siç ka deklaruar para ca kohës zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski, shqiptarët janë 20% në nivel shtetëror.

Nota verbale dhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO erdhi pasi që më 6 shkurt nënshkruajti ‘Protokollin e anëtarësimit në NATO’. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0046069622039795
array(1) { ["section"]=> string(85) "republika-e-maqedonise-vendos-emrin-e-ri-kushtetues-shton-mbishkrimin-e-veriut-152417" }