Republikanët serbë në Tiranë, kërkojnë falje për krimet e luftës në Kosovë

Publikuar tek: politike, më 17:22 28-12-2015 Republikanët serbë në Tiranë, kërkojnë falje për krimet e luftës në Kosovë

Sot në selinë qëndrore të Partisë Republikane u pritën nga kryetari i Partisë Rrepublikane të Shqipërisë, zoti Fatmir Mediu, dy delegacione të Partive Republikane të Kosovës dhe Serbisë, të kryesuara nga dy krerët e tyre respektivisht, zoti Faton Kurti i PR Kosovë dhe zoti Nikolla Sandulloviç, i Partisë Republikane Serbe. Gjatë takimit tre kryetarët në prani edhe të përfaqësuesëve të tjerë të forcave politike në fjalë, biseduan rreth krijimit të një Unioni Ballkanik Republikan.

Për herë të parë në marrëdhënien e dy kombeve, atij Shqiptar dhe Serb, vjen një zë ndjese nga pala serbe, pikërisht nga kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, zoti Nikolla Sandulloviç, për krimet e luftës në Kosovë, i cili tha se “Ne jemi sot këtu që, në emër të popullit serb, i cili në shumicë e di çfarë është bërë në Kosove, kërkoj ndjesë publike për të gjitha krimet. Ne na vjen keq që popullit Kosovar, për interesa të ngushta të politikanëve serbë, iu desh kaq shumë mundë, vuajtje e gjak për të marrë lirinë e saj dhe të drejtën e fjalës. Ne e përgëzojmë, që pas gjithë këtij kalvari Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe Sovran. Serbët e mirë e njohin këtë. Sot e gjithë bota duhet të dijë këtë lajm. Ne si forcë politiike kemi synim njohjen zyrtarisht të Shtetit të Kosovës, anëtarësimin e Serbisë në BE dhe NATO”.

I ndodhur përballë kësaj deklarate ndjese Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, zoti Mediu shprehu vlerësimin e tij maksimal për stadin e pjekurisë politike që po arrihet në Ballkan. Ai tha se “deri më sot kemi rrëmuar për të gjetur çfarë na ndan, ka ardhur memonenti të bëjmë të kundërtën. Ne kemi më shumë të përbashkëta, dhe këto na bëjnë të jetojmë në paqe me njëri tjetrit. Me lejoni të citoj një shprehje – Në vend që të mallkojmë errësirën, të ndezim një qiri për të bërë dritë”. Mediu tha gjithashtu se “Ajo që na mbetet është ta shohim këtë si një histori europiane e një vendi anëtar i NATO-s. Ne si parti Republikane jemi të disponueshëm të gjëjmë urat e komunikimit dhe bashkëpunimit në rajon. Mendoj se zëra të tillë janë të domosdoshëm në momentet e debatëve të pafrytshmë”.

Ndërkohë Kryetari i Partisë Republikane Kosovë, Faton Kurti tha se “kjo është një iniciativë e përbashkët për të parë një mundësi bashkëpunimi në të ardhmen. Të bëjmë atë që qeveritë tona dhe Bashkimi Europian, nuk kanë qënë në gjendje ta bëjnë. Ky është takimi i dytë historik, pasi të parin unë me përfaqësinë time e patëm në Serbi ku u pritëm nga zoti Sandulloviç, i cili për hir të së vërtetës na surprizoi jo vetëm më pritjen por edhe me deklaratat e tij. Ardhja jonë sot në Tirina në emër të PR-së përbën një histori suksesi” tha ndër të tjera zoti Kurti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mark Frroku jep dorëheqjen nga PKD: Uroj të ketë largime të tjera në politikë
Rriten taksat në Vlorë, LSI bashkon votat ‘kundër’ me PD-në »
Article Logic
Execution time: 0.023571968078613
array(1) { ["section"]=> string(79) "republikanet-serbe-ne-tirane-kerkojne-falje-per-krimet-e-luftes-ne-kosove-28736" }