Restauratori i njohur, Mustafa Arapi kritika Ministrisë së Kulturës: I kam kushtuar jetën time kësaj pune, por nuk më dërguat një ftesë

Publikuar tek: kulture-art, më 20:23 04-10-2016 Restauratori i njohur, Mustafa Arapi kritika Ministrisë së Kulturës: I kam kushtuar jetën time kësaj pune, por nuk më dërguat një ftesë

Restauratori i njohur, Mustafa Arapi ka kritikuar Ministrinë e Kulturës për ceremoninë e organizuar në Korçë për inagurimin e godinës së re të Muzeut Mesjetar.

Arapi shprehet se ndonëse i ka kushtuar jetën e tij fushës së restaurimeve të ikonave dhe objekteve, administrata e ministrisë që nuk ia ka haberin kësaj pune, nuk e kishte ftuar të ishte i pranishëm

“Ineresant, kur nuk je më në punë të shtetit, të duket vetja si një limon i shtrydhur. Sot pashë të publikuar në fb pamje nga inagurimi i krijimit të Muzeut të ri të fondit të ikonave dhe objekteve liturgjike në Korçë. U gezova. Por u indinjova thellë që unë nuk ndodhesha aty në atë ceremoni. Aty pashë njerëz të ftuar të cilët nuk kanë lidhje fare me këtë punë dhe dalin si "shpëtimtarë" dhe "heronj". Sigurisht që punonjësit e Administratës së Ministrisë së Kulturës nuk e kanë haberin dhe nuk njohin njerëzit që i kanë kushtuar jetën e tyre në këtë punë. Kështu ndodh gjithmonë në gostitë që organizon shteti yne”, shprehet Arapi.

Mustafa Arapi ka punuar në restaurimin e afreskeve murale të Kishës së Shën Thanasit në Karavasta, vepër me të cilën kjo qeveri dhe ministria u krenuan vitin e kaluar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pushime në vjeshtë? Këto janë 10 fshatrat në Shqipëri ku kjo stinë shijohet më së miri
Nënë Tereza, nobelistja e tretë më e famshme në të gjitha kohërat »
Article Logic
Execution time: 0.0045390129089355
array(1) { ["section"]=> string(138) "restauratori-i-njohur-mustafa-arapi-kritika-ministrise-se-kultures-i-kam-kushtuar-jeten-time-kesaj-pune-por-nuk-me-derguat-nje-ftese-55097" }