Restaurimi i Monumentit të Pavarësisë, Bozdo: Veliaj gënjen, përgjegjësi e Kumbaros dhe Tahirit

Publikuar tek: politike, më 20:50 02-08-2015 Restaurimi i Monumentit të Pavarësisë, Bozdo: Veliaj gënjen, përgjegjësi e Kumbaros dhe Tahirit

Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Eno Bozdo ka reaguar pas deklaratave të Erion Veliajt për Monumentin e Pavarësisë dhe falimentimin e bashkisë, që sipas Veliajt ka para vetëm për të paguar rrogat e punonjësve.

Bozdo ka thënë se Monumenti është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës ndërsa Veliaj gënjen për të disinformuar publikun.

“Veliaj gënjen me dashje për të disinformuar opinionin për çeshtje për të cilat janë përgjegjës kolegët e tij të qeverisë, ministrat Mirela Kumbaro dhe Saimir Tahiri.

Monument i Pavarësisë është në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe kurrë nuk ka qenë në inventarin e Bashkisë Tiranë. Mirëmbajtja e tij i takon Ministrisë së Kulturës, ndërsa ruajtja e tij, vetëm 50 metra larg zyrës së Tahirit, është përgjegjësi direkte e ministrit të brendshëm.

Monumenti është grabitur dhe me pas nuk është mirëmbajtur, dhe përgjegjës për këtë janë vetëm Kumbaro dhe Tahiri”, shkruan Bozdo.

“Sa për çështjen e gjendjes financiare, ky pretendim shënon gjithashtu gënjeshtrën e rradhës: Bashkia ka paguar rrogat e muajit Korrik dhe në arkën e saj janë afërsisht 550 milion lekë të reja (rreth 190 mln leke nga DP Tatim Taksave(qëndrore), rreth 300 milionë lekë nga UKT si agjent i fiskal i BT, dhe rreth 50 mln lekë në gjendje kesh. Pra afersisht 5 milione USD kesh, që mbulojnë edhe 3 muaj pagat e plota të BT, dhe që përbëjnë rreth 10% të buxhetit të saj. As që mund të mendohet një situatë më e favorshme financiare!

Por ka ardhur koha të lërëe mënjeanë këto vese të ulta, dhe ti shtrohet punës për të mbajtur premtimet e bëra. Dhe të jetë i sigurtë se do të jemi gjithmonë përballë tij për t`ia kujtuar të gjitha”, e mbyll reagimin e tij Bozdo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Qytetarët duhet të mësojnë ku bëhet çiçi dhe kaka, kush dëmton pronën publike shkon në burg
PD pa burime të forta financiare?! Kërkon donacione dhe jep 7 numra të llogarive bankare »
Article Logic
Execution time: 0.070068836212158
array(1) { ["section"]=> string(98) "restaurimi-i-monumentit-te-pavaresise-bozdo-veliaj-genjen-pergjegjesi-e-kumbaros-dhe-tahirit-17563" }