Restaurimi skandaloz i varrit të Kolë Idromeno

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:24 05-11-2015 Restaurimi skandaloz i varrit  të Kolë Idromeno

Varri i piktorit të madhe shkodran, Kolë Idromeno, ka pësuar një shpërfytyrim tërësor si pasojë e restaurimit skandaloz që i është bërë. Një restaurim i ngjashëm dhe po aq i turpshëm sa ai i hamamit të Krujës, ka bërë që varri i piktorit, arkitektit, urbanistit e muzikantit të famshëm shkodran, Kolë Idromeno, të ngjajë me një parafabrikat gipsi. Por edhe pse i pranishëm në Varrezat e Rrmajit, kryeministrit Rama duket se i është fshehur prezantimi me këtë restaurim të turpshëm. Ndërsa siç edhe shihet në foto, varri i Kolë Idromenos duket më shumë sikur është replikuar nga një material allçie duke humbur çdo shenjë origjinaliteti dhe vjetërsie, e jo si një restaurim cilësor dhe i denjë.

Denoncimi i këtij skandali është bërë nga Formumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, nga një ndër studiuesit më të mirë të vendit Bep Coba. Nga restaurimi i ri janë zhdukur emrat e dy familjarëve të tjerë, të gdhendura në gurrin e varrit, ndërsa është standartizuar edhe gjuha nga dialekti gegërisht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036087989807129
array(1) { ["section"]=> string(52) "restaurimi-skandaloz-i-varrit-te-kole-idromeno-24688" }