Revoltë e madhe pasi Kopështi Zoologjik vrau gorillën për të shpëtuar fëmijën

Publikuar tek: bota, më 19:34 31-05-2016 Revoltë e madhe pasi Kopështi Zoologjik vrau gorillën për të shpëtuar fëmijën Momente pasi fëmija ra në kafazin e gorillas

Youtube

Mijëra qytetarë janë revoltuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vendimit të Kopështit Zoologjik për të vrarë një gorilla pak çaste pasi një fëmijë 4 vjeçar u rrëzua brenda kafazit të kafshës gjigande.

Ata shprehen se gorilla nuk dukej se do t’i bënte keq fëmijës, por tregonte shenja se po e mbronte. Ndërsa fajtorë kryesorë për ngjarjen në Kopështin Zoologjik të Cincinnatit sipas tyre janë prindërit.

BBtGPsU.jpg

Fëmijë vendosin lule te monumenti i gorillas pranë Kopështit Zoologjik

“Aksidente ndodhin”...u përgjigj shkurt nëna e fëmijës 4 vjeçar që ra brenda kafazit të gorillës. Protestat janë zhvendosur nga rrjetet sociale në rrugët e shumë qyteteve amerikane, ndërsa në kujtim të gorillës është ngritur edhe një monument.

Mijëra protestuesve duket se nuk i interesojnë formalitetet e policisë dhe justifikomet e prindërve, ata janë drejtuar kërcënime dhe ofendime nga më të ndryshmet.

Kopështi Zoologjik, përmes një postimi në Facebook shpjegoi se pse vendosën ta qëllonin për vdekje gorillan 18 vjeçare.

 

Sipas tyre gorilla nuk iu bind urdhrit të rojeve për të lënë kafazin, siç bënë dy femrat e tjera. Nëse do të kishin zgjedhur ta qëllonin me qetësues në vend të plumbit, mund të rrisnin rrezikun ndaj fëmijës, pasi qetësuesi kërkon disa minuta për të bërë efekt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041437149047852
array(1) { ["section"]=> string(83) "revolte-e-madhe-pasi-kopeshti-zoologjik-vrau-gorillen-per-te-shpetuar-femijen-42045" }