Revoltohen gazetarët, në sallën e shtypit dy monitorë, vetëm te TopNews& A1 Report. Rebelohet TVSH

Publikuar tek: politike, më 11:45 23-03-2015 Revoltohen gazetarët, në sallën e shtypit dy monitorë, vetëm te TopNews& A1 Report. Rebelohet TVSH Salla e medias per mbledhjen e dy qeverive. Ne foto dy monitore, dhe dy kanale te perzgjedhura

Për të ndjekur mbledhjen e dy qeverive që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ka edhe një sallë shtypi për gazetarët, në katin e dytë, e improvizuar për të qëndruar gazetarët e akredituar nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. 

Por një ndër gazetarët e News24, nuk harron që evidentojë faktin se zëdhënësit e zyrat e shtypit, kanë zgjedhur vetëm dy plazma për të ndjekur këtë aktivitet. Dhe monitorët e të dyve, janë fiksuar tek dy televizione Top News dhe A1 Report.

Gazetari Bledian Koka shkruan në statusin e vet në facebook, se kjo është punë e “spin doctor” të qeverisë që kërkojnë me doemos të orientojnë mediat se ku duhet të qëndrojnë dhe si duhet të pasqyrojnë informacionin.

“Nuk është çështje thjeshtë e Edi Ramës por e spin doctorëve satelitë që i sillen përreth e duan të shohin të helmohet vetëm përmes asaj çorbe që ushqejnë ata. Dhe për këtë nuk kursejnë as sallën e gazertarëve që mbulojnë mbledhjen e dy qeverive. A thua vallë u kursye buxheti që të vendoseshin edhe tre plazma të tjera për të servirur edhe pasqyrimin e News24, ABC News e Ora news?! Por joo… se ata nuk do të ishin aq perversë sa ç’janë, përndryshe”, shkruan gazetari Koka, spiker në News24, për këtë ngjarje që vjen nga salla e gazetarëve. 

Nuk kanë kaluar vetëm pak minuta, kur gazetari Muhamed Veliu i Top Channel që ndjek punimet e mbledhjes së dy qeverive nga salla e gazetarëve, tregon “rebelimin” por me humor, të gazetarëve të TVSH. Atëherë, një nga monitorët, me urgjencë kalon te TVSH, madje, me ekran të plotë. E siç shifet, TVSH ka hequr dorë nga programacioni normal për këtë event të rëndësishëm të dy qeverive. Po të funksiononte një kanal i dytë, ndoshta nuk do të ishte e nevojshme që shqiptarët të shihnin me detyrim në televizionin Publik Shqiptar, vetëm aktivitetin mes dy qeverive. 

tvsh

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shehi-Veliajt: Projektligji i pensioneve shtetërore, demagogji
Meta-kryeprokurorit kroat Cvitan: Po luftojmë krimin e organizuar, mbështesin Prokurorinë »
Article Logic
Execution time: 0.22139596939087
array(1) { ["section"]=> string(88) "revoltohen-gazetaret-ne-sallen-e-shtypit-dy-monitore-vetem-te-topnews-dhe-a1-report-6687" }