Revoltohet vajza e Jozefina Topallit: Kujtojnë Enverin e jo politikanin e madh, krenare për mbiemrin e nanës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:21 17-09-2017 Revoltohet vajza e Jozefina Topallit: Kujtojnë Enverin e jo politikanin e madh, krenare për mbiemrin e nanës

Një ditë më patrë është organizuar një ceremoni përkujtimore e Konferencës së Pezës.

Ceremonia pati shumë debate, pas shfaqjes së imazhit të ish-deiktatorit Enver Hoxha. Ky fakt e ka irrituar tej mase vajzën e Jozefina Topallit, Megin. E bija e ish-kryeparlamentares ngre zërin, për faktin se në ceremoni nuk u përkujtuan emrat e vërtetë që konstribuan në këtë Konferencë historike, siç është ish-ministri i qeverisë së Ismaikl Qemalit, Ndoc Çoba, politikani nga Shkodra i cili ndërroi jetë nga torturat gjatë diktaturës.

Sipas Topallit Një vend që harron dëshmorët e vete, kompromenton të ardhmen e tij.

 

STATUSI I PLOTË NË FB

 

"Nje vend qe harron deshmoret e vet, komprometon te ardhmen e tij".

Dje ishte pervjetori i Konferences se Pezes.Nje date qe meriton nderim. Ate dite te 16 shtatorit 1942 shqiptaret bashkuan perfaqesuesit e tyre pa dallim bindjesh idesh dhe krahinash per te luftuar okupatorin ne emer te Shqiperise dhe lirise. Qellimi i saj idealist u tradhetua shume shpejt. Kemi degjuar shpesh te thuhet se historine e shkruajne fitimtaret.Ne fakt ate e shkroi tirani me kalemxhinjte e tij, e tradhetoi dhe manipuloi ate.

Dje nostalgjiket e tij bij te tjetersimit dhe ideologjise e perkujtuan Enverin e tyre.Nje tjeter turp ne vargun e turpeve qe ndodhin cdo dite.Askush nuk u kujtua per Kryetarin e Konferences se Pezes,ministrin e qeverise se Ismail Qemalit, per intelektualin patriotin dhe politikanin shkodran Ndoc Coba i cili pak vite me vone do te vdiste nen torturat e regjimit komunist.Nuk u kujtua shteti dhe institucionet, nuk u kujtuan partite sepse harresa dhe padija ju ka lebyrur ndergjegjen e cila funksionon vec per retorike politike dhe interesa personale.Por gjaku nuk behet uje.Kudo neper ngjarjet e medha te vendit tone Ndoc Coba shkelqen dhe mirnjohja e brezave eshte detyrim.Pardje rrenuan shtepine e Prek Calit heroit te rrezistences antikomuniste personazhit me te lavdishem te qendreses ne te gjithe lindjen komuniste.Por dua tju kujtoj te gjitheve fjalet e filozofit At Gjon Shllaku nje tjeter martiri te lirise.Nje vend qe harron deshmoret e vet kompromenton te ardhmen e tij.Personalisht jam krenare qe mbiemri i nanes sime eshte Coba.Nderim per Ndoc Coben,nderim per te gjithe ata burra e gra qe e deshen Shqiperine pa interes per te cilen dhane jeten duke na lene pas modelin sublim te idealizmit qe nuk shitet nuk blihet nuk korruptohet.

21743066_10155803727685159_7506466520485621333_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068490505218506
array(1) { ["section"]=> string(112) "revoltohet-vajza-e-jozefina-topallit-kujtojne-enverin-e-jo-politikanin-e-madh-krenare-per-mbiemrin-e-nanes-92655" }