Rexhep Meidani sulmon qeverinë duke treguar barcaletë dhe një këshillë për Ramën nga Çërçilli

Publikuar tek: politike, më 09:01 02-12-2015 Rexhep Meidani sulmon qeverinë duke treguar barcaletë dhe një këshillë për Ramën nga Çërçilli Rexhep Meidani dhe Edi Rama (foto arkiv)

Mes gjithë njerëzve që kanë filluar të shkruajnë barcaleta mbi punën e kabinetit qeveritar, u rendit sot edhe Rexhep Meidani, ish-president i vendit, por edhe një nga “të urtët” e PS. Ai shkruan në Panorama sot: 

Le të kthehemi te një histori humori, që ka filluar të qarkullojë edhe në Shqipëri. Sipas saj, një nga ministrat e kabinetit, të sulmuar dhe akuzuar publikisht, pas mjaft dështimesh, në vend të dorëheqjes, u këshillua të shkonte për një vizitë te doktori dhe të bënte skanim të trurit duke dyshuar për depresion. Pas skanimit, doktori, duke lexuar pamjet e përftuara i tha ministrit: “Zoti Ministër, kam dy lajme të hidhura për ju: së pari, sipas skanimit, unë shoh se truri juaj ka dy anë, anën e majtë dhe anën e djathtë”. Ministri, i çuditur nga ky pohim menjëherë e ndërpreu doktorin: “A nuk është kjo normale doktor? Unë gjithmonë kam menduar se çdo tru ka dy anë!”…

“Padyshim”, - iu përgjigj doktori. “Por truri juaj është krejt i pazakontë, sepse në anën e majtë unë nuk gjej asgjë normale, aty nuk ka asgjë të rregullt. Ndërsa, në anën e djathtë, nuk shoh asgjë, nuk ka pasur apo, ndoshta, nuk ka mbetur më asgjë”, shkruan Meidani te Panorama.

Duke atakuar “rëndë” qeverinë ai shkruan: “Ka ministri që flenë gjumë, ndërsa disa të tjera kanë rezultate shumë shpesh ose minimale, ose mediokër. Me to, pavarësisht kokëfortësisë këmbëngulëse, vazhdimi duket praktikisht i pakuptimtë. Për të ndryshuar, qoftë edhe diçka, vlen një këshillë e vyer e Çërçillit, sipas të cilës: ti duhet të shohësh faktetm sepse ato të shohin ty

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në 2016-ën do legalizohen 50 mijë ndërtime pa leje
Sot, ish presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova do të mbushte 71 vjeç »
Article Logic
Execution time: 0.019544124603271
array(1) { ["section"]=> string(99) "rexhep-meidani-sulmon-qeverine-duke-treguar-barcalete-dhe-nje-keshille-per-ramen-nga-cercilli-26756" }