Rexhep Mejdani: Byroja e Hetmit, armë në duart e qeverisë

Publikuar tek: politike, më 23:22 22-02-2016 Rexhep Mejdani: Byroja e Hetmit, armë në duart e qeverisë

Profesor, doktor Rexhep Meidani, ish – Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e para parlamentare më 1991, ish-deputet socialist, ish - Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe ish - Presidenti i Republikës në periudhën korrik 1997-2002, në një intervistë ekskluzive për “Telegraf”, ka analizuar zhvillimet politike në vend, përfshi Reformën në Drejtësi, Reformën për Dekriminalizimin, si dhe zhvillimet e brendshme në PS.

Sa i përket krijmit të Byrosë së Hetimit në varësi të Ministrisë së Brendshme, Mjedani e konsideron një armë në duart e qeverisë.

“Mund të veçohen dy përafrime: 1) brenda kushtetutës aktuale dhe një ligji të veçantë, në të cilin e ashtuquajtura Byro Kombëtare e Hetimit do të ishte një strukturë me detyra të sanksionuar sipas atij ligji brenda prokurorisë, d.m.th. dhe në vartësi të Prokurorit të Përgjithshëm; sidoqoftë e gjitha kjo nuk do t’i përgjigjej “zhurmës” aktuale të brendshme apo të jashtme, ose ta justifikonte atë, brenda skemës së sotme kushtetuese të hetimit e penalizmit; 2) me rregullime kushtetuese për ndërtimin e një strukture të re, por, edhe në këtë rast, do të ishte tepër e rrezikshme që ajo të varej nga ekzekutivi. E thënë ndryshe, ajo, në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast, nuk duhej të shndërrohej në një armë në duart e qeverisë. Parë me këtë sy, ende mund të shtrohen disa pyetje kyçe: a kemi nevojë për një byro të tillë, a është analizuar në detaje kjo strukturë apo ajo ka qenë thjesht një propozim elektoral i pastudiuar si duhet? Le të shohim zhvillimet e mëtejshme”, ka thënë presidenti. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthimi i Prengës, PD mendon bojkotin e Kuvendit
Nishani shpjegon pse i dekretoi me vonesë dy ministrat e rinj të qeverisë dhe flet për shkarkimin e paralajmëruar nga ministrja »
Article Logic
Execution time: 0.025495052337646
array(1) { ["section"]=> string(61) "rexhep-mejdani-byroja-e-hetmit-arme-ne-duart-e-qeverise-33274" }