Rexhep Qosja mbush 80 vjeç, Muzafer Korkuti: Vepra juaj, gur i rëndë

Publikuar tek: kulture-art, më 18:23 24-06-2016 Rexhep Qosja mbush 80 vjeç, Muzafer Korkuti: Vepra juaj, gur i rëndë

Akademiku Rexhep Qosja mbush nesër plot 80 vjeç dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë nxiton ta urojë një ditë para, nëpërmjet kryetarit të saj, akademikut Muzafer Korkuti.

‘’Në personalitetin tuaj Akademia e Shkencave e Shqipërisë çmon lart një jetë të denjë të mbushur me veprimtari të shumanshme e të pandërprerë, më shumë se gjysmëshekullore, si studiues e si shkrimtar, si protagonist i zhvillimeve kombëtare në Kosovë e në Shqipëri, si dijetar e mendimtar, gjithnjë në paraprirje të proceseve më përparimtare të botës shqiptare.

Janë të rralla rastet e lumtura të shkrirjes së shkëlqyer të energjisë intelektuale dhe virtytit moral me pasionin misionar, siç e provon veprimtaria juaj shkencore e qytetare.

Vepra juaj është një referencë themelore dhe një gur i rëndë në ngrehinën e vetëdijes dhe të botëkuptimit shqiptar. Ajo është sot dhe do të jetë nesër, ajo është bërë pjesë me rëndësi e historisë së mendimit kombëtar.

Historia e letërsisë shqipe, historia e kulturës kombëtare, historia e çështjes shqiptare, kanë gjetur në veprën tuaj një mendje të mprehtë dhe një kurajë të fortë, që i ka përshkuar vitet e dekadat me koherencë e devotshmëri. Prej këtij 80-vjetori, ju dhe ne, miqtë tuaj, kemi plot të drejtë t’i shohim kohët e përshkuara me krenarinë e qëllimit të përmbushur.

Ne ju urojmë përzemërsisht jetë të gjatë, shëndet të plotë, kërkim e krijimtari të suksesshme, gëzime të reja e arritje të tjera.’’, shkruan ndër të tjera Korkuti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mirela Nurçe i mbledh të gjithë, nga Kumbaro te Vera Grabocka. Zonjat në “rresht” për modën (FOTOT)
Kujtojmë mjeshtrin, krijuesin e operas së parë shqiptare, Prenk Jakova »
Article Logic
Execution time: 0.01872992515564
array(1) { ["section"]=> string(71) "rexhep-qosja-mbush-80-vjec-muzafer-korkuti-vepra-juaj-gur-i-rende-44513" }