Rey Manaj i jep kupën Interit

Publikuar tek: sport, më 20:54 13-04-2016

Rey Manaj ka treguar pse Interi ka aq shumë besim tek ai dhe trajneri Roberto Mançini e ka pjesë të ekipit të parë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka qenë vendimtar sot, duke shënuar golin që i dha Kupën e Italisë Interit Primavera, siç quhen ndryshe ekipet e të rinjve në Itali.

Pas fitores 1-0 në “Juventus Stadium” javën e shkuar, Interi pësoi gol në minutën e 34-t, ndaj gjithçka u ekuilibrua.

Megjithatë, pas një ndeshjeje të shkëlqyer, duke bërë repart i vetëm në sulm, Manaj në minutën e 76-të shënoi golin e barazimit, duke shmangur dy mbrojtës dhe portierin mik, shkruan Sportal.

Festë në “San Siro”, ku numri i tifozëve ishte vërtet i madh, ndërkohë fundi ishte mjaft i vuajtur, sepse Manaj u ndëshkua me karton të kuq: fillimisht një i verdhë pas festimit të golit dhe në minutën e 88-të i verdhi i dytë për simulim.

Megjithatë, Interi në minutën e katërt shtesë shënoi edhe golin e dytë, në kundërsulm, duke fituar trofeun, ku Manaj ishte padyshim një ndër protagonistët e mëdhenj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konfirmon Benzema: Nuk do jem në Euro 2016
Atletico Madrid në gjysmëfinale, eliminon Barçën nga Champions League »
Article Logic
Execution time: 0.021819114685059
array(1) { ["section"]=> string(35) "rey-manaj-i-jep-kupen-interit-37630" }