Rey Manaj ikën nga Interi, huazohet te skuadra tjetër italiane

Publikuar tek: sport, më 11:17 27-01-2016 Rey Manaj ikën nga Interi, huazohet te skuadra tjetër italiane

Rey Manaj nuk do të luaj në gjysmën tjetër të sezonit te skuadra e Interit. Mediat italiane shkruajnë se është arritur marrëveshja mes zikaltërve dhe klubit të Frosinones për një huazim të talentit shqiptar për një periudhë 6 mujore.

Ndonëse lëvizja nuk është ende zyrtare, mediat raportojnë se kanë mbetur vetëm disa formalitete për t’u kryer.

Pavarësisht besimit të dhënë nga trajneri Roberto Mancini, Manaj është aktivizuar pak me Interin përgjatë këtij sezoni dhe kjo lëvizje shihet si një mundësi e mirë për të.

Gjithashtu, dëshira e lojtarit për të udhëtuar me Kombëtaren Shqiptare drejt Francës për Kampionatin Europian, lind nevojën që Manaj të ketë më shumë minuta në fushë në fund të sezonit dhe ndryshe nga Interi, Frosinone është një skuadër ku shqiptari mund të gjejë më shumë hapësira.

Frosinones i është bashkuar pak ditë më parë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazhet e Rrakllit, 4 futbolliste refuzojnë Kombëtaren
Kupa e Italisë/ Milani fitore minimale, por sheh finalen »
Article Logic
Execution time: 0.019582033157349
array(1) { ["section"]=> string(67) "rey-manaj-iken-nga-interi-huazohet-te-skuadra-tjeter-italiane-31057" }