I shpallur në kërkim nga Shqipëria, Rezart Taçi flet për futbollin në gazetën italiane

Publikuar tek: sport, më 23:33 07-02-2017 I shpallur në kërkim nga Shqipëria, Rezart Taçi flet për futbollin në gazetën italiane

Rezart Taçi, biznesmeni i njohur shqiptar, i cili ndodhet në kërkim, ka gjetur kohë për të dhënë një për “Gazzetta dello Sport” ku ka treguar arsyen se përse dështoi marrëveshja për të blerë klubin e Parmës.

Sipas ish-presidentit të Gramozit, klubi italian ishte i zhytur në borxhe që kapnin shifrën e 265 milionë eurove dhe jo 78 milionë euro sa ç’kishin thënë ish-drejtuesit e Parmës para se Taçi të blinte aksionet e ekipit të njohur.

“Unë mora dokumentet dhe pranova, por me kushte të veçanta. E para ishte që klubi të mos kishte më 78 milionë euro borxhe, por pastaj, dy javë pasi morëm drejtimin, zbuluam se borxhet ishin 214 milionë euro, plus 50 milionë euro të tjera të cilët do të prodhoheshin në 3-4 muajt e ardhshëm. Ndaj Parma kishte 265 milionë euro borxhe dhe ishte e fundit në klasifikim, me probleme të ndryshme ligjore dhe rreth 100 lojtarë që figuronin në regjistrin e klubit. Vendosa ta shisja kur e kuptuam se kjo do të ishte rruga më e thjeshtë, nuk ekzistonin më kushtet për të vazhduar”, sqaroi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Peshëngritësi shqiptar letër të hapur kryeministrit: Kam nevojë për mbështetje morale dhe financiare
E quajti të vjetëruar, Hygerta Sako i përgjigjet Ilda Bejlerit: Nuk mjafton të jesh vetëm seksi »
Article Logic
Execution time: 0.0056240558624268
array(1) { ["section"]=> string(82) "rezart-taci-rrefen-arsyen-se-perse-nuk-e-mbajti-ne-pronesi-klubin-e-serise-a-68039" }