Rezart Taçi- “shitblerja e Parmës”? Prokuroria italiane heton dy tatimorë të Guardia

Publikuar tek: sport, më 10:43 05-03-2015 Rezart Taçi- “shitblerja e Parmës”? Prokuroria italiane heton dy tatimorë të Guardia Ish presisenti i Parmes Ermir Kodra, i emeruar nga Taçi ne krye te Parmes

Ish Presidenti i Parmës Tommaso Ghirardi është nën hetim për mashtrim të falimentit. Lajmi ishte vetëm çështje formaliteti, që në kohën kur Prokuroria e Parmës hapi një hetim për këtë çështje mbi administratorët, shkruhet sot në median italiane.

Siç ishte bërë e qartë më parë nga Gazeta di Parma, hetuesit donin të hidhnin dritë mbi një vrimë prej gati 200 milionë eurosh për klubin sportive, pas të cilit kishte transaksione të dyshimta. Ish menaxheri Pietro Leonardi, e kishte dhënë dorëheqjen pak para shpalljes së falimentimit. “Kam vendosur të jap dorëheqjen si menaxher i përgjithshëm për shkak të kushteve shëndetësore që janë përkeqësuar kohët e fundit” kishte deklaruar ai. Me këto fjalë, Leonardi i cili nga fundi i dhjetorit ka qenë në spital dy herë, ra linja e shoqërisë e cila kaloi nga Ghirardi tek Rezart Taçi.

Por ndërkohë në Itali vazhdonin akuzat për mashtrim tek Parma. Përplasja në këtë ekip, javën e kaluar çoi në shkarkimin e dy drejtuesve të Guardia di Finanza për rajonin e Parmës. Prokurori i ka përfshirë në regjistrin e të dyshuarve për lejim të krimit ekonomik. Bëhet fjalë për kolonelin Danilo Petrucelli dhe zv.kolonelin Luca Albanese, kreu i njësisë së policisë tatimore. Dy zyrtarët u shkarkuan javën e kaluar. Prokuroria po heton mbi faktin se dy zyrtarët kanë vonuar hapjen e hetimeve për shpalljen e falimentit, shkruan gazeta e Parmës.

Hetuesit kërkojnë të kuptojnë se çfarë e ka shtyrë Rezart Taçin të blejë një klub në vështirësi ekonomike, pavarësisht se ai nuk ka dalë në skenë duke i lënë presidencën e Parmës te një djalosh i ri shqiptar Ermir Kodra. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu-Tirana 1-0, Halili dhe Takaj “bashkohen” përpara ndeshjes
Vllaznia, bordi propozon Luan Zmijanin për ekipin, Luka e mbështet »
Article Logic
Execution time: 0.023364067077637
array(1) { ["section"]=> string(85) "rezart-taci-shitblerja-e-parmes-prokuroria-italiane-heton-dy-tatimore-te-guardia-5004" }