Rezidenca 'Fahma', standarde të larta akomodimi për studentet në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:41 11-07-2019 Rezidenca 'Fahma', standarde të larta akomodimi për studentet në Tiranë

Më mirë se në shtëpi. Ky është qëllimi i Rezidencës “Fahma” që do të hapë dyert për të gjithë studentët e rinj që duan të ndjekin studimet në Tiranë.

Kjo rezidencë është zgjidhja më e mirë për familjet që duan siguri dhe komoditet për vajzat e tyre pasi Rezidenca ofron akomodim për studentet femra.

Shpresa Dorda shprehet se siguria dhe shërbimet e ofruara janë shumë të mira dhe me standard të lartë dhe që i ofron vetëm kjo Rezidencë, pasi është risi për herë të parë në Shqipëri dhe jo vetëm.

‘Duhet theksuar që për shërbimet që marrin, çmimi që paguajnë është minimal dhe po aq sa do ti nevojiteshin për të jetuar në shtëpi me qera apo konvikte ku shërbimi që ofrojmë ne s’ka lidhje fare me to’, tha Dorda.

Sipas saj, Rezidenca ofron mensën me ushqime bufe për të treja vaktet, ushqime këto cilësore dhe të gatuara nga profesionistë në kuzhinë dhe menu të përgatitura nga dietologë.

‘Po ashtu ofrohet shërbimi i lavanterisë për veshmbathjet e studenteve, ofrohet kinema, biblioteka, si dhe do të ofrohen pajisje elektronike falas për vajzat që duan të studiojnë në Rezidencë’, tha drejtoresha e Rezidencës ‘Fahma’, Shpresa Dorda.

Sipas Dordës, Rezidenca ofron dhe shërbimin e pastrimin e dhomave pothuajse cdo ditë. Gjithashtu ky institucion do të ofrojë dhe transportin për studentet.

Një shërbim tjetër shumë i rëndësishëm është asistenca mjeksore, dhe marrëveshjet me spitalet private në rast nevojash dhe më të mëdha.

‘Të gjitha këto shërbime përfshihen brenda kostos që do të paguajnë në muaj familjet e studenteve që do të akomodohen tek rezidenca ‘Fahma’.

Ne kemi menduar që vajzave tu përgjigjemi me të gjithe asistencat e nevojshme, që u nevojiten gjatë jetesës në metropol, pasi kemi juristë, ekonomistë etj.

Pra, në Rezidencën tonë, studentët mjaftojnë të vijnë vetëm me mjetet dhe veshjet e tyre dhe çdo gjë tjetër e ofrojmë ne, duke i mundësuar studenteve që ti përkushtohen vetëm studimit dhe kohën e lirë ta shfrytezojnë për të zhvilluar hobet e tyre apo të kryejnë kurse profesionale’, u shpreh përfaqësuesja e Rezidencës ‘Fahma’.

Por jo vetëm kaq.

‘Të gjitha këto shërbime janë brenda çmimit që do të paguajnë në muaj. Është një kosto prej 300 euro në muaj, çmim që sic e thamë dhe më lart, sot vajzat i shpenzojnë për këto shërbime kudo që të jetojnë’, tha Dorda.

Më mirë se në shtëpi. Ky është qëllimi i Rezidencës ‘Fahma’ që do të hapë dyert për të gjithë studentët e rinj që duan të ndjekin studimet në Tiranë.

Kjo rezidencë është zgjidhja më e mirë për familjet që duan siguri për vajzat e tyre pasi Rezidenca ofron akomodim për studentet femra.

Dorda ka thënë se siguria dhe standardet e ofruara janë mjaft të mira dhe të pakrahasueshme me ato që ofron ‘qyteza Studenti’ apo shtëpitë me qira.

‘Rezidenca ofron mensën me ushqime cilësore të gatuara nga profesionistë në kuzhinë dhe menu të përgatitura nga dietologë. Po ashtu ka kinema, biblioteka, do të ofrohen pajisje elektronike falas për vajzat që duan të studiojnë në Rezidencë’, tha drejtoresha e Rezidencës “Fahma”, Shpresa Dorda.

Sipas Dordas, Rezidenca ofron dhe shërbimin e lavanderisë, pastrimin e dhomave pothuajse çdo ditë. Gjithashtu ky institucion do të ofrojë dhe transportin për studentet.

‘Të gjitha këto shërbime përfshihen brenda kostos që do të paguajnë në muaj familjet e studenteve që do të akomodohen tek rezidenca “Fahma”. Ne kemi menduar që vajzave tu përgjigjemi me të gjitha shërbimet, kurse ato gjatë kohës së lirë ato mund të zhvillojnë hobet e tyre apo të kryejnë kurse profesionale’, u shpreh përfaqësuesja e Rezidencës “Fahma”.

Por jo vetëm kaq. Rezidenca “Fahma” ka marrëveshje me spitalet private për ofrimin e shërbimit shëndetësor në çdo rast që të akomoduarat do të kenë nevojë.

‘Të gjitha këto shërbime janë brenda çmimit që do të paguajnë në muaj. Është një kosto prej 300 mijë lekësh të vjetra, çmim që sot vajzat e paguajnë për shtëpitë me qira ku nuk gjejnë asgjë në raport me çfarë ofron Rezidenca’, tha Dorda.

FORMAT E KONTAKTIT:

Facebook: Rezidenca Studentore FaHma: https://www.facebook.com/fahma.rezidence

Instragram: fahmaresidence: https://www.instagram.com/fahmaresidence/?hl=en

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028189897537231
array(1) { ["section"]=> string(75) "rezidenca-fahma-standarde-te-larta-akomodimi-per-studentet-ne-tirane-171901" }