Rezultate të “çmendura” në Champions, Arsenal mposht Bayern, 8 gola në sfidën Leverkusen-Roma

Publikuar tek: sport, më 22:38 20-10-2015 Rezultate të “çmendura” në Champions, Arsenal mposht Bayern, 8 gola në sfidën Leverkusen-Roma

Arsenali arriti fitoren e parë në Champions duke mundur pikërisht skuadrën më të fortë të grupit “F”, Byern Munich, 2-0 që nuk njihte asnjë humbje. Një gafë e Neuer në dalje i dha mundësinë Giroud dhe topcinjve të kalonin në epërsi në minutën e 77-të, ndërsa në sekondat e fundit ishte një gjerman, Ozil ai që ndëshkoi Kampionët e Gjermanisë.

Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e Ëengerit, që me këtë sukses hyn në valle për kualifikimin pavarsisht se Olympiacos fitoi 1-0 në Zagreb ndaj Dinamos, transmeton Supersport.

Ndeshje e çmendur në Leverkusen mes vendasve dhe Romës. Dy golat e Chicaritos në pjesën e parë u duk sikur e bënë të thjeshtë ndeshjen për aspirinat, por De Rosi u përgjigj me një dygolësh duke barazuar rezultatin. Në fillimin e pjesës së dytë ishte Roma që shënoi dy herë me Pjanic dhe Falquen. Rezultatin 2-4 verdhekuqtë e ruajtën deri pesë minuta para fundit kur Kampl dhe Mehmedi barazuan brenda një minute duke lënë Romën në vendin e fundit në renditje.

Barcelona ruajti kreun e grupit “E” pasi arriti një fitore të thjeshtë ndaj Bates në transfertë 2-0. Ivan Rakitic ishte heroi i katalanasve teksa realizoi një dygolësh fantastik në këtë përballje.

Në Grupin “G”, Chelsea regjistroi barazimin e dytë në transfertë duke u ndalur 0-0 në Kiev nga Dinamo ndërsa Porto nuk hasi probleme ndaj Maçabit duke zgjidhur gjithcka që në pjesën e parë me golat e Aboubakar dhe Ibrahimit respektivisht në minutat 38-të dhe 41-të.

Në Grupin “H” patëm dy fitore vendase me Valencian e Zenitin që triumfuan respektivisht ndaj Gentit dhe Lionit në shifrat 2-1 dhe 3-1.

20.10.2015
20:45 CL Group F Arsenal 2-0 Bayern München
20:45 CL Group E BATE Borisov 0-2 FC Barcelona
20:45 CL Group E Bayer Leverkusen 4-4 AS Roma
20:45 CL Group F Dinamo Zagreb 0-1 Olympiakos Pireus
20:45 CL Group G Dynamo Kiev 0-0 Chelsea FC
20:45 CL Group G FC Porto 2-0 Maccabi Tel Aviv
20:45 CL Group H Valencia CF 2-1 KAA Gent
20:45 CL Group H Zenit 3-1 Lyon

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi poston foto me Dukën dhe e quan veten “mbret të Shqipërisë”
Jose Mourinho sulmon në rrugë djalin 14 vjeçar (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.020089149475098
array(1) { ["section"]=> string(95) "rezultate-te-cmendura-ne-champions-arsenal-mposht-bayern-8-gola-ne-sfiden-leverkusen-roma-23593" }