Rezultatet befasuese: PS e para, PDIU forcë e dytë, ndiqet nga LIBRA (GRAFIKU)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:49 26-06-2017 Rezultatet befasuese: PS e para, PDIU forcë e dytë, ndiqet nga LIBRA (GRAFIKU)

Të dhëna befasuese rezultojnë nga faqja zyrtare e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Është pikërisht, ish-kryetari i KQZ, Denar Biba i cili përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale denoncon situatën e asaj çka po ndodh aktualisht në faqen online të këtij institucioni të rëndëishëm, prej nga zyrtarizohen këto zgjedhje.

Në bazë të faqes cec.org.al PS rezulton forcë e parë, PDIU forcë e dytë, ndiqet nga LIBRA, e cila me shumë gjasë është përpiluar gabim dhe Biba e publikon për të ironizuar në një farë mënyrë organizimin e punës që po bëhet në këto momente në faqen zyrtare online të KQZ.

Këto të dhëna janë fotografuar sot në orën 10.20 minuta siç duket edhe nga fotoja.

Nga ana tjetër, për të gjithë klikuesit e thjeshtë kjo faqe nuk është funksionale aktualisht, probleme që kanë nisur që prej ditës së djeshme.

 denar_biba.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026688098907471
array(1) { ["section"]=> string(79) "rezultatet-befasuese-ps-e-para-pdiu-force-e-dyte-ndiqet-nga-libra-grafiku-83983" }