Rezultatet pozitive të Shqipërisë përgjatë historisë kundër “big”-ve të futbollit

Publikuar tek: sport, më 17:54 13-10-2015 Rezultatet pozitive të Shqipërisë përgjatë historisë kundër “big”-ve të futbollit

Shqipëria ka qenë gjithnjë një skuadër modeste në botën e futbollit. E njohur si një ekip që mbrohej dhe nuk sulmonte kurrë, rezultatet pozitive të Kombëtares sonë nuk është se janë të shumta, megjithatë në disa momente, Shqipëria ka qenë skuadra që ka vendosur shumë, madje fatin e skuadrave të tjera.

Në vitin 1946, skuadra jonë fitoi trofeun e parë dhe të fundit, Kupën e Ballkanit, përballë skuadrave si Bullgaria, Rumania apo ish-Jugosllavia.

3-1 e mposhte Shqipëria Bullgarinë në Tiranë, me dy gola të Loro Boriçit dhe një të Pal Mirashit.

Barazimi ndaj Danimarkës nuk ishte domosdoshmërisht një sukses për Kombëtaren tonë në vitin 1963, ashtu siç ndodhi në kualifikueset e fundit të kampionatit europian. Kuq e zinjtë e udhëhequr nga Panajot Pano, fitonin me një gol në “Qemal Stafa” kundër danezëve për kualifikueset e europianit në vitet 1962-1964.

Në vitin 1967, barazimi 0-0 me Shqipërinë në Tiranë do e linte Gjermaninë Perëndimore për herë të parë jashtë një kampionati europian.

Me rezultatin e pastër 3-0 fitonte Shqipëria fitonte kundër Turqisë në vitin 1971, në kualifikueset për kampionatin europian.

Dy gola të Mirel Josës dhe Arben Mingës i dhuronin në vitin 1984 Shqipërisë një fitore të madhe kundër një skuadre të fort për kohën, Belgjikës, në garën për kualifikimin në botëror.

Akoma kujtohet me emocion fitorja 2-1 e Shqipërisë kundër Greqisë në vitin 2004, e cila sapo ishte shpallur kampion Europe.  Edvin Murati dhe Adrian Aliaj ndezën me golat e tyre jo vetëm “Qemal Stafën”, por të gjithë shqiptarët që festonin në rrugët e vendit.

Vitet e fundit këto suksese për Kombëtaren kuq e zi janë shtuar gjithnjë e më shumë, duke arritur deri në kualifikimin historik siç është ai në Euro2016.

Fitorja 0-1 me Portugalinë në kualifikueset e fundit të Europianit, barazimi 1-1 në miqësoren kundër Italisë dhe fitorja 1-0 si dhe barazimi 1-1 kundër Francës në miqësore janë sukseset e dy viteve të fundit të Shqipërisë.

Fitorja më me shumë gola e arritur ndonjëherë nga Shqipëria ka qenë ajo kundër Vietnamit në vitin 2003, miqësore të cilën ekipi ynë e fitoi me rezultatin 5-0, si dhe fitorja e arritur kundër Qipros me rezultatin 6-1 në vitin 2009.

Lexo edhe: Shqipëria miqësore me Poloninë e Robert Lewandowski

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manaj përplaset me De Biasin: Trajnerët e huaj ikin dhe vinë, ne mbetemi
Daily Mail promovon Kaçen dhe Gjimshitin si lojtarët e së ardhmes »
Article Logic
Execution time: 0.080713033676147
array(1) { ["section"]=> string(85) "rezultatet-pozitive-te-shqiperise-pergjate-historise-kunder-big-ve-te-futbollit-23045" }