Rezultati pikëllon portierin e Vllaznisë, skuadra i prish objektivin

Publikuar tek: sport, më 22:57 03-11-2018 Rezultati pikëllon portierin e Vllaznisë, skuadra i prish objektivin

Vllaznia vazhdon serinë e fitoreve në Kategorinë e Parë duke menduar seriozisht se rikthimin në Superiore do të jetë shumë i shpejtë. 

Por, pavarësisht fitores së lehtë ndaj Vorës 3-1, goli i pësuar ka nxehur së tepërmi portierin kuqeblu Alen Sherri. 20-vjeçari synonte të zgjaste rekordin e minutave pa pësuar gol (655 minuta). Në minutat e fundit të lojës, skuadra e Hasan Likës “fali” golin që i theu rekordin Sherrit dhe për më tepër, ishte një gol totalisht i panevojshëm.

“Shkodra Sport” raporton pas ndeshjes se portieri është larguar i pikëlluar nga takimi.

Megjithatë, ai duhet t’i gëzohet pathyeshmërisë këtë sezon duke mos humbur as edhe një takim (7 fitore dhe një barazim).

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Arena Kombëtare' rrezikon të mos përfundojë, FSHF-ja jep njoftimin e papritur (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.0042111873626709
array(1) { ["section"]=> string(74) "rezultati-pikellon-portierin-e-vllaznise-skuadra-i-prish-objektivin-140155" }