Ribashkohen Jose Mourinho dhe Zlatan Ibrahimovic, Manchesteri destinacioni i radhës i suedezit

Publikuar tek: sport, më 17:08 30-06-2016 Ribashkohen Jose Mourinho dhe Zlatan Ibrahimovic, Manchesteri destinacioni i radhës i suedezit

Jose Mourinho dhe Zlatan Ibrahimovic do të ribashkohen pas 7 vitesh për të realizuar atë që nuk arritën bashkë te Inter, fitoren e Champions League. Megjithatë kjo nuk do të jetë mundur të paktën edhe për sezonin e ri 2016-2017, pasi Manchester do të luaj në Europa League, për shkak të pozicionimit në vendin e 5 në kampionatin që lamë pas.

Ka qenë vetë suedezi që ka njoftuar për këtë kalim të tij në Manchester.

“Koha që bota ta marrë vesh. Destinacioni im i radhës është Manchester United”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ibrahimovic u aktivizua për 4 sezone me PSG-në në Francë, por pavarësisht dominimit në kampionatin vendas, skuadra e tij nuk arriti asnjëherë të kishte të njejtën performancë edhe në Champions League.

Ibra u largua nga Interi i Mourinho-s në sezonin 2009-2010, kur edhe zikaltërit arritën të shpalleshin kampion të Europës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biazi, një “pse jo” edhe ofertës për stolin e Rumanisë
UEFA respekton Turqinë, çerekfinalja e parë Poloni-Portugali nis me një minutë heshtje »
Article Logic
Execution time: 0.025037050247192
array(1) { ["section"]=> string(99) "ribashkohen-jose-mourinho-dhe-zlatan-ibrahimovic-manchesteri-destinacioni-i-radhes-i-suedezit-45073" }