Rihanna: Jam fëmijë me ëndrra shumë ambicioze

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:27 15-03-2015 Rihanna: Jam fëmijë me ëndrra shumë ambicioze Aktorja dhe kengetarja, Rihanna

Eshtë “vajza e keqe” më e famshme në botë, një vajzë që i pëlqen të bëjë skandalozen. Rihana me sytë jeshil, një trup të mrekullueshëm, është ndërmjet grave më të bukura në botë, dhe thuhet që në këtë moment është në çift me Leonardo Di Caprion. Me origjinë nga Barbados, ajo arriti në SHBA në moshën 16 vjeçare me një kontratë të parë diskografike duke ndërtuar një karrierë të pasur, ndoshta për të harruar jetën e vështirë: origjina e varfër, një baba kokainoman, një divorc të vështirë mes prindërve që kur ajo ishte 14 vjeç. 

Sot, 27 vjeç, Rihana tregohet e fortë dhe e sigurt në vete. Eshtë e njëjta që shohim edhe në personazhin Tip zërin e të cilës në versionin original amerikan e ka bërë ajo në filmin e ri të animuar Dreamëorks Home. “Tip është e zgjuar, e pavarur, shpjegon aktorja e këngëtarja. Më kujtohet si isha unë kur isha fëmijë. Për këtë kam bërë këtë film. Ndaj vizionin e saj për botën dhe për defektet, sjelljen, pavarësinë e saj dhe ambiciet e saj”. Sapo doli në USA, erdhi në Itali në 26 mars, Home tregon për një alien që ishte i adhurueshëm po që krijon gjithmonë probleme, pak i dashur nga ata të ngjashmit e vet, dhe që gjendet në tokë pasi arratiset nga planet ii vet. Këtu krijon një miqësi të vecantë me Tip, një vajzë aventuriere dhe të pavarur dhe nga ajo kupton se të jesh njerezor do të thotë të pranosh dhe defektet. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035614967346191
array(1) { ["section"]=> string(49) "rihanna-jam-femije-me-endrra-shume-ambicioze-5941" }