Rihapet konkursi “Ëndrra Ime”, këtë herë përveç grantit edhe ambiente falas

Publikuar tek: politike, më 17:05 23-12-2015 Rihapet konkursi “Ëndrra Ime”, këtë herë përveç grantit edhe ambiente falas

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar rihapjen e konkursit “Ëndrra Ime” ku të gjithë pjesëmarrësit do duhet të paraqesin idetë e tyre të veçanta për biznese në fusha të ndryshme.

Fituesit, ndryshe nga konkursi në fillim të vitit ku mund të fitonin grantin deri në 500 mijë lekë, tashmë do tu ofrohen edhe ambiente pune falas si dhe asistencë.

“Kushdo nga ju që ka një ide inovative dhe ëndërron të hapë një biznes të suksesshëm në fushën e turizmit, të bujqësisë apo inovacionit dhe teknologjisë, është i inkurajuar të aplikojë tek Ëndrra Ime 2016, për të trasformuar këtë ëndërr nga një ide në një sipërmarrje të mirëfilltë.

Këtë herë, idetë më të mira do të përfitojnë përveç grantit deri në 500 mijë lekë, edhe ambientet e punës si dhe asistencë të kualifikuar për zhvillimin e biznesit.

Informacion i detajuar rreth mënyrës së aplikimit, afateve dhe kritereve për të qenë fitues, mund të gjendet në linkun e mëposhtëm:

http://ëëë.kryeministria.al/al/blog/endrra-ime-2016 “, shkruan kryeministri Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Ftoj Ramën dhe Metën të bëhen pjesë e reformës në drejtësi duke ndjekur rrugën e Komisionit të Venecias
Reforma në Drejtësi, Vasili i LSI përshëndet deklaratën e Bashës: Konsensusi është i mundur »
Article Logic
Execution time: 0.017574071884155
array(1) { ["section"]=> string(78) "rihapet-konkursi-endrra-ime-kete-here-pervec-grantit-edhe-ambiente-falas-28414" }