Rihapet loja për De Biasin, kreu i Federatës italiane: Nuk kam vendosur ende

Publikuar tek: sport, më 19:13 24-05-2016 Rihapet loja për De Biasin, kreu i Federatës italiane: Nuk kam vendosur ende

Kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio ka deklaruar se nuk ka vendosur ende për emrin e ri që do të drejtojë Kombëtaren e këtij vendi gjatë eleminatoreve të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Ndonëse mediat italiane njoftuar se gjatë të martës do të bëhej zyrtar emërimi i Giampiero Ventura në krye të të kaltërve, Taveccio u shpreh sot se është duke vlerësuar kandidatët.

“Ventura trajneri i ri? Nxitimi është këshillë e keqe, janë të paktën 4-5 që po i vlerësoj. Dua të dëgjoj këshilltarët e mi dhe të vendos me kokën time”, tha ai.

Deklarata e kreut të federatës hap sërish lojën për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasin, i cili është parë pas kualifikimit të Shqipërisë në “Euro 2016”, si një kandidaturë e mundshme për të zëvendësuar Antonio Conte-n.

de-biasi1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gianni De Biasi mesazh në gjuhën shqipe për çunat e kombëtares
Tirana U-17 shpallet kampione e Superligës »
Article Logic
Execution time: 0.022266864776611
array(1) { ["section"]=> string(80) "rihapet-loja-per-de-biasin-kreu-i-federates-italiane-nuk-kam-vendosur-ende-41389" }