Rijetëzimi i Piramidës merita e Zahos, Rama zbulon telefonatat me Veliajn

Publikuar tek: aktualitet, më 13:13 16-05-2018 Rijetëzimi i Piramidës merita e Zahos, Rama zbulon telefonatat me Veliajn Edi Rama

Ditën e sotme Kryetari i Bashkisë së Tiranaës, Erion Veliaj ka prezantuar projektin për rijetëzimin e piramidës e cila sipas tij do të shndërrohet në një qendër për fëmijët.

Në prezantimin e projektit ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se ky projekt është një ndër ëndrrat e tija kur ishte kryetar bashkie.

“Besoj që projekti ka arritur të zgjidhë një pikë kyçe të sfidës që gjatë gjithë kësaj kohe nuk zgjidhej midis rilindjes së kësaj godine dhe funksionit të saj” , u shpreh Rama.

Rama tha se pas shumë diskutimesh në fund erdhëm tek pika që kjo godinë duhet t;u shkonte atyre që kanë më pak në Tiranë, femijët dhe të rinjtë.

“Një ditë më merr Erjoni Veliaj me telefonon, ashtu siç më merr edhe për një pusetë edhe për një rrugë apo një kanal, më tha se u vendos që ky vend do i përkasë fëmijëve”

“Unë i thoja gjithmonë fëmijët fëmijët, kjo është më shumë merita e Zahos sesa e imja”, tha Rama.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tensione në protestë, Paloka: Rama do pendohet
E përplas makina teksa lëvizte me një motor të vjedhur, vdes 17-vjeçari shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.10752296447754
array(1) { ["section"]=> string(79) "rijetezimi-i-piramides-merita-e-zahos-rama-zbulon-telefonatat-me-veliajn-120959" }