Rikonstrukturohet Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit, Gjermeni: Do të dixhitalizohen të gjithë dokumentet

Publikuar tek: ekonomi, më 20:15 07-10-2016 Rikonstrukturohet Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit, Gjermeni: Do të dixhitalizohen të gjithë dokumentet

Në 23 vjetorin e krijimit të Arkivit Qendror Teknik të Ndërimit, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni është takuar me një grup arkitektësh, inxhinierësh dhe projektuesish me përvojë, firmën e të cilëve mbajne shumë prej veprave kryesore në vend.

Në mëngjesin e punës, e shoqëruar nga drejtori i AQTN, Gjergj Thomai, Ministrja Gjermeni shprehu mirënjohjen për punën e kontributin e brezit të dikurshëm të profesionistëve, disa prej të cilëve si: arkitektët Spiro Bakallbashi, Pirro Vaso, Spartak Bakllamaja, Vera Bushati, Arben Shtylla, Isan Prushi dhe inxhinierët Rafael Kote, Elmaz Xhediku, Fitim Balla, Petrit Hoxhaj ishin të pranishëm në takimin e kësaj të premte.

“Eksperienca dhe përvoja juaj janë një udhëzues shumë i nevojshëm për të gjithë ne, për të përmirësuar punën e për të evituar përsëritjen e gabimeve, që janë bërë në këto 25 vite në vendin tonë. Në mënyrë periodike, Ministria e Zhvillimit Urban do të ruajë komunikimin me ju, për problematikën që shpesh ne ndeshim, sidomos në ndërtim apo planifikimin e territorit”, iu drejtua Ministrja Gjermeni profesionistëve.

Të gjithë së bashku vizituan Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, në të cilin është rikonstruktuar zona e skelerive, që deri dje ishte në një gjendje të mjerueshme.

Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit (AQTN), është krijuar si kërkesë e kohës më 26.07.1993 mbi bazën e bërthamës të arkivave të varësisë së ish Ministrisë së Ndërtimit, me qëllim: grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e dokumenteve teknike të institucioneve projektuese në vitet 1911 – 1990.

Në arkivë janë të arkivuara të gjitha dokumentacionet që kanë të bëjnë me ndërtimet e bëra në të gjithë territorin e vendit tonë, për një periudhë që përfshin fillimet e shek. 20-të deri në vitin 1990, duke datuar me dokumentin më të vjetër të arkivuar, siç është projekti i “Rikonstruksionit të Urës së Bunës mbi lumin Bunë ” të hartuar nga projektues austriakë në vitin 1911.

Në AQTN-ë mirëmbahet, përpunohet dhe administrohet një fond arkivor afërsisht prej 556 000 fletë dokumente arkivor (shkresor dhe grafik) të përmbledhura afërsisht në 45 000 dosje me projekte, të ndara sipas tematikave në fushën e ndërtimit.

“Që nga viti 2006 dhe deri në fund të vitit 2013, AQTN nuk është financuar me buxhet për investime. Kjo ka krijuar problematika, të cilat kanë rënduar gjendjen e arkivimit të dokumentacioneve teknike. Në vitin 2013 ristartuam punën në AQTN për të kryer një proces lidhur me objektivat e saj, si dhe gjithë përfshirjen e aktorëve të interesuar në studime të ndryshme historike dhe akademike”, tha në fjalën e tij, drejtori Gjergji Thomai.

Ministrja Gjermeni lajmëroi informatizimin e dokumenteve, që janë arkivuar në këtë institucion.

“Shumë shpejt, çdo qytetar apo profesionist do të ketë mundësinë që, vetëm nëpërmjet një klikimi të mund të gjejë projektin e një godine, aeroporti, stacioni treni, spitali apo zone të banuar të shumë viteve më parë. Sistemi i ri elektronik do të mundësojë që, pas pak kohësh, pasi të përfundojë skanimi i të gjitha dokumenteve që ruhen në AQTN, të mund të kemi akses për të parë edhe veprat që janë ndërtuar në Shqipëri pas viteve ’90. Dhe unë jam e lumtur, që sot jam bashkë me disa prej emrave më të njohur të arkitekturës dhe inxhinierisë, për të vizituar atë, që me kënaqësi do ta quaja pasuri kombëtarë”, deklaroi Ministrja Gjermeni për gazetarët.

Në kushtet e sotme, ku kërkesat për qarkullimin e informacionit dhe përpunimin e tij janë mjaft të larta, arkivi ka hedhur hapat e para të dixhitalizimit të këtyre projekteve, duke dixhitalizuar rreth 60 % (333600 fletë) të kësaj pasurie kombëtare. Dixhitalizimi po bëhet i mundur falë investimit dhe mbështetjes nga MZHU, duke filluar nga viti 2014 e në vazhdim.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana International Airport transferon të gjitha aksionet tek kompania kineze
Fillimi i fundit të dyqaneve të vogla »
Article Logic
Execution time: 0.022951126098633
array(1) { ["section"]=> string(108) "rikonstrukturohet-arkivi-qendror-teknik-i-ndertimit-gjermeni-do-te-dixhitalizohen-te-gjithe-dokumentet-55438" }