Rikthehen skemat piramidale në Shqipëri, mijëra dosje në Gjykatë

Publikuar tek: ekonomi, më 12:24 28-11-2016 Rikthehen skemat piramidale në Shqipëri, mijëra dosje në Gjykatë

Mijëra dosje gjykimi për mashtrime përmes Skenave Mashtruese dhe Piramidale kanë ardhur në rritje nga 2005 deri 2015.

Sipas një studimi të Open Data Albania nga 2005 deri 2015 janë dërguar në Gjykata mbi 3 mijë krime kundër pasurisë dhe të sferës ekonomike.

“Në vitin 2013 u proceduar 60 cështje gjyqësore ndërsa në 2015 janë 23 cështje. Në total në dhjetë vite gjykatat kanë shënuar 135 cështje dhe kanë dënuar 141 autor për Mashtrime përmes Skemave Mashtruese Piramidale” shkruan Aranita Brahaj, drejtore e Open Data Albania.

Sipas Open Data Albania në total në dhjetë vite, për vepra penale të Mashtrimit janë proceduar 3 014 cështje gjyqësore.

Viti 2015 dhe viti 2014 kanë numrin më të lartë të çështjeve gjyqësore për këtë grup seksion veprash penale. Konkretisht në vitin 2015 janë shënuar 503 cështje dhe në vitin 2014 gjykatat kanë shqyrtuar 408 cështje për Mashtrime.

Në total Autorë të dënuar janë 2 913.

Viti 2011 shënon numrin më të lartë të autorëve të dënuar për grupin e veprave penale Mashtrime.

Ndër çështjet e gjykuara më shpesh janë Mashtrime të thjeshta në kontekstin e parashikimeve të nenit 143. Kjo vepër penale përkon me një total prej 2242 çështjesh të gjykuara në dhjetë vite. E njëjta dinamike për mashtrimet e thjeshta përkon edhe me trendin e autorëve të dënuar në vite.

Mesatarisht çdo vit, janë proceduar 204 çështje gjyqësore me mesatarisht 215 autor të dënuar për grupin e veprave Mashtrime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019107103347778
array(1) { ["section"]=> string(69) "rikthehen-skemat-piramidale-ne-shqiperi-mijera-dosje-ne-gjykate-60910" }