Rikthehet Champions League, PSG fiton ndaj Chelsea, por gjithçka vendoset në Londër

Publikuar tek: sport, më 22:42 16-02-2016 Rikthehet Champions League, PSG fiton ndaj Chelsea, por gjithçka vendoset në Londër

PSG-ja ka fituar betejën e parë kundër Çelsit në fazën e 1/8 në Ligën e Kampioneve me shifrat 2-1. Megjithatë kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Londër pas tri javësh.

Është menduar një sfidë jo fort e vështirë për kampionët e Francës, por në fakt vendasve iu është dashur të djersinë shumë për të fituar takimin, shkruan Sportal.

PSG-ja e ka nisur e gjitha në sulm takimin, por pas 20 minutash dominim të plotë të francezëve, Çelsi për pak sa nuk shënon por topi i goditur nga Diego Kosta dhe devijuar nga portieri Trap përplaset në traversë.

Fundi i pjesës së parë është i shkëlqyer. Në minutën e 39-të Ibrahimoviç kalon në epërsi PSG-në pas një goditje dënimi ku topi devijohet paksa nga Obi Mikel.

Mesfushori i Çelsit korrigjon gjithçka në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, duke barazuar shifrat. Pjesa e dytë është e gjitha nën diktatin e PSG-së, por pa harruar se në fillimin e saj Diego Kostës i mohoet goli nga Trap.

Rezistenca e Çelsit bie në minutën e 78-të kur Kavani vetëm pas çaste nga futja në lojë kthen në gol një asist të Di Marias, duke shënuar golin e fitores për Parisin.

Gjithsesi asgjë nuk është e mbyllur sa i përket kualifikimit që do të vendoset pas tri javësh në Londër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana avancon pa zhurmë, Partizani ngec në Shkodër
Flamurtari kalon Tiranën dhe arrin në gjysmëfinalen e Kupës, kualifikohen Kukësi, Skënderbeu dhe Laçi »
Article Logic
Execution time: 0.026258945465088
array(1) { ["section"]=> string(87) "rikthehet-champions-league-psg-fiton-ndaj-chelsea-por-gjithcka-vendoset-ne-londer-32769" }