Rikthehet Champions rikthehet dhe Real Madrid me Ronaldon, këto janë rezultatet befasuese të së martës

Publikuar tek: sport, më 22:19 26-09-2017 Rikthehet Champions rikthehet dhe Real Madrid me Ronaldon, këto janë rezultatet befasuese të së martës

Edhe pse në “La Liga” nuk po kalon një formë të mirë, Liga e Kampioneve është një tjetër gjë dhe Real Madrid nuk neglizhon.

Kampionët spanjoll dhe në fuqi të këtij kompeticioni, për herë të parë  kanë arritur të mposhtin Dortmundin në  Gjremani me rezultatin 3-1.

Ndeshja filloi me një mbizotërim të lehtë të spanollëve deri në momentin kur Bale zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të kur shënoi gol shumë të bukur pas asistimit të Carvajal. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, pavarsisht se rastet për gola ishin të shumta. Më pas në pjesën e dytë Ronaldo dyfishoi rezultatin që do të sillte dhe reagimin e Dortmundit me gol të Aubumeyang.

Por do të ishte sërish Ronaldo ai që do të shuante përfundimisht shpresat e gjermanëve duke shënuar golin e tretë.

Në ndeshjet e tjera rezultatet janë si më poshtë:

Sevilla 3 - 0 Maribor

Spartak Moscoë 1 - 1 Liverpool

Manchester City 2 - 0 Shakhtar Donetsk

SSC Napoli 3 - 1 Feyenoord

Besiktas 2 - 0 RasenBallsport Leipzig

Monaco 0 - 3 FC Porto

APOEL Nicosia 0 - 3 Tottenham Hotspur

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paradoksi, e ardhmja e Montelës në "dorën" e Interit dhe të Romës
»
Article Logic
Execution time: 0.04472017288208
array(1) { ["section"]=> string(107) "rikthehet-champions-rikthehet-dhe-real-madrid-me-ronaldon-keto-jane-rezultatet-befasuese-te-se-martes-93787" }