Skenat e dhunës janë rikthyer sërish në futbollin shqiptar, kësaj here në ndeshjen e Kategorisë së parë mes Sopotit dhe Luftëtari.
Ndeshja ka përfunduar në favor të gjirokastritëve me rezultatin 0-1 dhe për këtë drejtuesit dhe tifozët e Sopotit kanë akuzuar gjyqtarin e ndeshjes dhe jo skuadrën e tyre.
Pas përfundimit të ndeshjes, administratori i klubit, Iridon Bahiti ka pështyrë dhe ka dhunuar gjyqtarin Sokol Çekaj. Ndonëse, efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të mbrojtur gjyqtarët, sërish ata nuk i kanë shpëtuar dhunës, pasi në fushë dhe dhomat e zhveshjes janë futur edhe persona të tjerë.
Lexo edhe: Personi që dhunoi gjyqtarin në ndeshjen Sopoti-Luftëtari, sekretar i deputetit Taulant Balla