Rikthehet Elsa Lila me një koncert në Romë: Si u rrita korridoreve të TOB me babain Edmondin

Publikuar tek: kulture-art, më 10:01 03-05-2016 Rikthehet Elsa Lila me një koncert në Romë: Si u rrita korridoreve të TOB me babain Edmondin

Elsa Lila, këngëtarja shqiptare pas  një pause të gjatë rikthehet me këngën. Me një orkestër të pavarur, “Da Bach ai Balcani” dhe do të debutojë në 13 maj në Nuovo Cinema Palazzo di Roma.

Që prej disa vitesh Elsa është nëna e Evitës dhe për pak kohë jeta e saj artistike ka kaluar në plan të dytë. Por siç shpjegon në intervistë në median italiane, nuk e ka braktisur muzikën, ka studiuar shumë, ka marrë pjesë në disa projekte me kolona zanore për filma dhe në disa koncerte si ai me mikun e saj Olen Çezari.

Ka disa kohë që nuk dëgjojmë për ty….

Po, është e vërtetë se ka kohë që nuk kam bërë një koncert timin, në të cilin të kem kohë të tregohem, të shpjegohem dhe të dëgjohem me durim e dashuri, për të mbërritur afër njerëzve, pra në një koncert live, emocionant. E gjithë kjo më mungonte…

Kam pasur punë në këto kohë, muzikë filmash, pjesmarrje në projekte, koncerte dhe iniciativa që më kanë mbushur me eksperienca të bukura njerëzore dhe profesionale. Në këtë udhëtim kam takuart edhe Enrico Melozzi, drejtor dhe ideator i Orkestrës Notturna Clandestina, me të cilën më lidh tani një miqësi dhe bashkëpunim I gjatë. Enrico Melozzi është violincelist, kompozitor, dhe drejtor I orkestrës me talent të madh, por e shoh më shumë si një band punk sesa një orkestër klasike.

Si nisi bashkëpunimi juaj?

Enriku, tre muaj më parë formoi një orkestër të pavarur ku ka muzikantë të aftë të impenjuar në projekte të shumta artistike, por të lodhur për të ndjekur programet e këtij apo atij teatri, të kësaj apo asaj akademie, apo për muzikën që donin të dedikoheshin. Orkestra është një orkestër “klandestine”, sepse bashkohet jashtë cdo forme të burokracsë kulturore nuk bën pyetje për financime apo contribute “politike”, por është një organizëm shumë vibrant dhe jetësor.

Enrico më ftoi që të bënim një koncert, një projekt me orkestrën. U entuziazmova me idenë dhe u futëm në punë. Eshtë një privilegj i madh të kesh 22 muzikantë të këtyre niveleve. Kemi kaluar netë duke dëgjuar muzikë klasike dhe antike. Ai dëgjon muzkën antike për shkak të edukimit muzikor klasik, dhe unë, jo vetëm se gjendem në ambientin pop, por ndërkohë jam rritur në korridoret e teatrit të operas së Tiranës, ku babai im Edmond, punonte si tenor në korin e Teatrit.

Pra një rikthim në origjinë?

Pikërisht. Kam kaluar fëmijërinë time në mes të dramave të Violetës dhe Toscës, ndërmjet fiktives dhe realitetit, ndërmjet parukeve të jashtëzakonshme dhe rrobave të mrekullueshme të skenës, me shumë shumë instrumente, prova, tensione, emocione, por mbi të gjitha me muzikën klasike, operat, simfonitë, koncertet, baletet, orkestrën simfonike, të mëdha. Pra muzika klasike më lidh me Enricon në mënyrë të padiskutuejshme. Duke pasur me vete një orkestër klasike, kemi menduar të eksperimentojmë, duke përdorur zërin tim për arie klasike. Disa nga të cilat I kemi zbuluar dhe dashuruar gjatë këtyre viteve.

Nga ky bashkëpunim lindi koncerti që e kemi titulluar si një udhëtim “Da Bach ai Balcani”.

Cfarë duhet të presë publiku?

Vij me një programacion të artikuluar: dy arie te Bach, një arie e Vivaldit, një kompozim i Mozartit për pjano e orkestër që do të bëhet një këngë antike (një eksperiment i gjithi i yni), një arie e kompozitorit dhe violincelistit Giovanni Sollima që është një maestro dhe mentor i madh për ne. Dhe në fund do të kemi disa brand të muzikës tradicionale shqiptare.

Ndonjë të dhënë për të ardhmen?

Duam të xhirojmë të gjithë botën, me këtë udhëtim muzikor Da Bach ai Balcani. Sepse do të jetë bukur ta vendosim edhe në Teatrin e Operas në Tiranë, ku jam rritur, ose në Teatrin e Prishtinës. Ndërkohë kemi marrë me qira autobuzin. Muzikantët që nuk udhëtojnë janë si zogj të zënë në cark, por ata duhet të shpërndajnë muzikën fizikisht dhe në hapësirë./ Newsbomb.al

elsa.jpg

elsa1.jpg

elsa2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ja merr i ati, ja pret i biri” Eno dhe Gent Koço koncert të veçantë për publikun
Publikohen fotot e ‘’Skodës’’ së Enver Hoxhës, vetëm ta shihni në ç’gjendje është katandisur »
Article Logic
Execution time: 0.099114894866943
array(1) { ["section"]=> string(97) "rikthehet-elsa-lila-me-nje-koncert-ne-rome-si-u-rrita-korridoreve-te-tob-me-babain-edmondin-39334" }