Rikthehet energjia në disa zona të Tiranës, OSHEE sqaron incidentin e stadiumit

Publikuar tek: ekonomi, më 22:33 01-12-2016 Rikthehet energjia në disa zona të Tiranës, OSHEE sqaron incidentin e stadiumit

Për shkak të një defekti në N/stacionin Qendër (kontakt i dobët në çelësin kryesor 20 kV të trasformatorit të fuqisë) disa fidra u stakuan duke lënë pa energji elektrike një pjesë të qendrës të Tiranës.
OSHEE njofton se aktualisht po punohet për rikthimin e energjisë elektrike përmes linjave të tjera unaze të lidhura me Nënstacionet e tjera të Tiranës.

Në lidhje me ndërprerjen e energjisë në Stadiumin Selman Stermasi, OSHEE sqaron se u ka bërë të ditur çdo institucioni që të njoftojnë kompaninë e shpërndarjes për çdo event të mundshëm për marrjen e masave shtesë, siç janë lidhjet me linja të tjera ose vendosja e gjeneratorit.
Në rastin e Ndeshjes së futbollit, OSHEE shpreh keqardhje për situatën e krijuar, por sqaron se nga ana e organizatorëve nuk ka marrë asnjë njoftim për suport shtesë me energji elektrike.

“Prej muajit Korrik kur stadiumi kaloi në administrim privat, OSHEE nuk është njoftuar për asnjë masë shtesë.  Pavarësisht mosnjoftimit nga ana e drejtuesve të stadiumit, për ndeshjen e sotme, OSHEE mori përsipër dhe u angazhua për suport të dhënies së sigurisë së dyfisht për furnizimin me energji elektrike, por punonjësit tane nuk janë lejuar”, thuhet në deklaratë.
Aktualisht kanë marrë energji elektrike zonat: Selvija, ish-blloku, qendra ku janë ministritë, rruga e Durrësit, blloku i Ambasadave.
Pas mëse dy orësh ndërprerje, OSHEE njoftoi se defekti në n/stacionin Qendër u riparua dhe aktualisht kanë marrë energji të gjitha zonat që u prekën nga ky defekt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11959314346313
array(1) { ["section"]=> string(84) "rikthehet-energjia-ne-disa-zona-te-tiranes-oshee-sqaron-incidentin-e-stadiumit-61303" }