Rikthehet gjyqtari i “Shqipëri-Izrael”, rihap Facebook dhe sqaron vendimet ekstreme në ndeshje

Publikuar tek: sport, më 23:22 15-11-2016 Rikthehet gjyqtari i “Shqipëri-Izrael”, rihap Facebook dhe sqaron vendimet ekstreme në ndeshje

Kanë qenë të shumtë tifozët që e akuzuan gjyqtarin turko-gjerman, Deniz Aytekin, për gjykim skandaloz të ndeshjes Shqipëri-Izrael duke ndërhyrë direkt në rezultat.

Menjëherë pas ndeshjes qindra shqiptarë gjetën profilin e tij në Facebook ku më pas vërshuan lumenj komentesh dhe ofendime. Për shkak të situatës së nxehtë, Aytekin mbylli për disa ditë profilin e tij, por tashmë e ka rihapur atë dhe sqaron vendimet e tij në ndeshje.

Ai thotë se e çaktivizioi llogarinë e tij në Facebook si një masë mbrojtëse ndaj sulmeve ofensive që erdhën në adresë të tij pas ndeshjes Shqipëri-Izrael. Por që në ardhmen çdo sulm ndaj tij apo sharje do të bllokohet bashkë me përdoruesit që kanë bërë këto ndërhyrje, raporton newsbomb.al.

Për sa i përket ndeshjes Shqipëri-Izrael, gjyqtari thotë se pasi e ka riparë videon edhe njëherë të plotë, konfirmon se pa përjashtim të gjitha vendimet e tij kanë qenë të drejta, pasi sipas tij veprimi i Gjimshitit apo goditja e portierit Berisha padyshim çon në karton të kuq.

Sasd232d2d2dsdft_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duka i FSHF i “përvishet” Financave: Ku kanë shkuar lekët që merren për sportin nga lotaritë sportive?
De Biasi rrëfen takimin me presidentin e Federatës Italiane dhe komenton humbjen me Izraelin: Askush nuk e priste »
Article Logic
Execution time: 0.022109985351562
array(1) { ["section"]=> string(97) "rikthehet-gjyqtari-i-shqiperi-izrael-rihap-facebook-dhe-sqaron-vendimet-ekstreme-ne-ndeshje-59630" }