Rikthehet grupi suedez ABBA, por tani duke hapur një restorant në Stokholm

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:32 21-01-2016 Rikthehet grupi suedez ABBA, por tani duke hapur një restorant në Stokholm (majtas) grupi ABBA ne 2008 (djathtas) ABBA ne 1975

Ata janë grupi më komercial i suksesshëm në histori, me hite që kanë mbijetuar për pesë dekada. Por ABBA janë mbledhur sërish bashkë, ndërkohë që kishin tetë vjet që nuk kishin asnjë foto mes tyre, raporton Daily Mail. 

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur grupi suedez hapi një restorant në Stokholm, ku njerëzit mund të hanë dhe të ndjekin spektakle të ndryshme bazuar në këngët e grupit.

Agnetha Fältskog, tani 65 vjec, Björn Ulvaeus, 70, Benny Andersson, 69, dhe Anni-Frid Lyngstad, 70, kanë një foto të fundit bashkë në 2008, kur ecën në tapetin e kuq në premierën e filmit Mamma Mia bazuar në muzikalin me të njëjtin emër.

Grupi ABBA u krijua në Suedi në 1972 dhe ka qenë në krye të klasifikimeve botërore nga viti 1975 deri në 1982. Ata fituan Eurosongun e 1974 në Britaninë e Madhe duke I dhënë Suedisë të parin triumh në këtë konkurrim. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031391859054565
array(1) { ["section"]=> string(79) "rikthehet-grupi-suedez-abba-por-tani-duke-hapur-nje-restorant-ne-stokholm-30571" }