Rikthehet ish-deputetja me tragjedi, Luiza Xhuvani do luajë në skenë ‘’Hamleti’’-in

Publikuar tek: kulture-art, më 19:26 30-08-2015 Rikthehet ish-deputetja me tragjedi, Luiza Xhuvani do luajë në skenë ‘’Hamleti’’-in Luiza Xhuvani

Rikthehet ish-deputetja socialiste Luiza Xhuvani. Pas dorëheqjes së saj si përfaqësuese e popullit në Kuvend, për shkak të vrasjes së 4-fishtë kryer nga djali i saj Kostandin Xhuvani, ish-deputetja do kthehet në skenë me nje tragjedi.

Luiza Xhuvani do të interpretojë ‘’Hamletin’’ e Shakespeare më 10 tetor në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘’Kujtim Spahivogli’’. Për herë të parë ‘’Hamleti’’ do të interpretohet nga një grua me regji të Enke Fejzollarit.

Xhuvani la mandatin në një dalje publike së bashku me Edi Ramën nga kryeministria duke thënë se nuk do ta braktiste djalin e saj, por edhe se drejtësia duhet të veprojë.


Xhuvani është aktorja e qindra roleve dhe e vlerësuar së tepërmi për aftësitë e saj aktoriale nga publiku, Ajo është e martuar me Gjergj Xhuvanin.

Ende studente, fillon karrierën si aktore filmi me “Dhe vjen një ditë” (Infermierja) dhe “Flutura në kabinën time” (Flutura) të V. Priftit, me të cilin fiton Kupën për Aktoren më të Mire në Festivalin e Filmit, të vitit 1985, “Fjalë pa fund” (Magdalena) i S. Pecanit, “Hetimi vazhdon” (Hetuesja), “Rrethi i kujtesës” (Mbesa) i E. Musliut, “Muri i gjallë” (Rozafa) i M. Fejzos.

Nga viti 1991 e në vazhdim bashkëpunon me të shoqin nën drejtimin e të cilit interpreton në filmat “Bardhë e zi”, “Një ditë nga një jetë”, “Dashuria e fundit” (Mirjana), me të cilin fiton përsëri Kupën në Festivalin X të Filmit, më 1995, “Funeral Business” (Sana), me të cilin u shfaq në Festivalin e Venecias në vitin 2000, “Parullat” (Diana), me të cilin fiton Çmimin Aktorja më e mirë e Festivalit të Tokios 2003 dhe së fundi “I dashur armik” (2004).

Në Teatrin Kombëtar interpreton vazhdimisht role protagoniste, si në dramat “Unë dhe Mefistofeli” (Margarita) të B. Hoxhes, “Dhelpra dhe rrushi” (Klea) të Figueiredos, “Dasëm gjaku” (Nusja) të Lorkes, “Rikardi III” (Ledi Ana) të Shekspirit, “Kati VI” të Alfred Zheri, “Këngëtarja tullace” (Misis Martin) të Ioneskos dhe komeditë “Valsi i Titanikut” (Xhena) e “Oportunesku” të Mushateskut, “Kopshti me dallendyshe” (Maria) të Cikliropulosit, “Armiku i popullit” (Pietra) të Ibsenit, “Pulebardha” (Nina) të Çehovit, “Cilindri” (Rita) të De Filipos, regjisor Kastriot Çipi dhe “Kapitulli i dytë” (Xheni) të Sajmonit, regjisor Mehmet Xhelili me të cilin fiton Çmimin për Aktoren më të Mire të Festivalit të Aktrimit, Apollon 2004, në Fier. Jashtë kësaj skene, interpreton në produksionet e pavarura të dramave “Valle Vdekjeje” të Strindbergut dhe “Shërbëtorët” (Kler) të Zhenetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nik Xhelilaj bën krenar një komb të tërë, vjen në një tjetër film (FOTO)
Kurani më i vjetër në botë, mund të jetë edhe më i vjetër se Profeti Muhamed »
Article Logic
Execution time: 0.032218933105469
array(1) { ["section"]=> string(84) "rikthehet-ish-deputetja-me-tragjedi-luiza-xhuvani-do-luaje-ne-skene-hamleti-in-19532" }