‘Rikthehet’ Joleza, postimi i saj nga Amerika bën 'lëmsh' përdoruesit e rrjeteve sociale

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:58 03-11-2016 ‘Rikthehet’ Joleza, postimi i saj nga Amerika bën 'lëmsh' përdoruesit e rrjeteve sociale

Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka është rikthyer sërish në vëmendjen e rrjeteve sociale dhe portaleve për shkak të një postimi që ka bërë në profilin e saj në Instagram.

“Do të jetë i paharrueshëm çasti kur një president i zi do t’i shtrëngojë dorën në hyrje të Shtëpisë së Bardhë presidentes së parë grua”. Është etiketimi i Barack Obamës si ‘president i zi’ ajo që ka nxitur shumë reagime në postimin e Jolezës, por edhe në faqe të ndryshme.

Të shumtë janë ata që kritikojnë socialisten për këtë etiketim duke e konsideruar si racist dhe i sugjerojnë asaj të përdorë “president me ngjyrë” në të tilla raste. Megjithatë, Joleza ka gjetur mbështetje te shumë komentues, të cilët shprehen se etiketimi “me ngjyrë” është racizëm dhe jo i zi, duke sjellë shembullin nga anglishtja, ku mediat Obamës shpesh herë i referohen si “black president”.

Por në këtë rast, Joleza Koka duket se ka qenë teknikisht në rregull, pasi në fjalorin e gjuhës shqipe njihet përcaktimi ‘i zi’ për njerëzit.

Fjalori:

-(i)Zi:

1. Njeri i racës së zezë, zezak.

-Zezak m.:

Njeri i racës së zezë. Zezakët e Afrikës. Lufta e zezakëve. Të drejtat e zezakëve.

-Zezak mb.:

1. Që është i racës së zezë, që i përket racës së zezë (për njeriun). Popullsia zezake. Punëtorët zezakë. Udhëheqës zezak.

2. Që u takon zezakëve, që është për zezakët; që bëhet nga zezakët. Getot zezake. Lëvizja zezake.

Komentet pro dhe kundër: 

Screenshot_6_copy.png

Screenshot_7_copy.png

Screenshot_8.png

Screenshot_9.png

Screenshot_10.png

Screenshot_11.png

Screenshot_12.png

Screenshot_13.png

Screenshot_14.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026076078414917
array(1) { ["section"]=> string(89) "rikthehet-joleza-postimi-i-saj-nga-amerika-ben-lemsh-perdoruesit-e-rrjeteve-sociale-58344" }