Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me pak raste me shifrat 0-0.
Kurbinasit e shënuan një gol, por ishte pozicion jashtë loje sipas anësorit.
Kjo ishte fitorja më e pastër në këtë sezon të Superligës edhe pse me vështirësi e fituar nga verilindorët. Kujtojmë që Bakaj i shënon Laçit me plot 4 skuadra si Dinamo, Tirana, Vllaznia dhe tashmë Kukësi. Verilindorët kapin tashmë kreun e klasifikimit në Superligë.