Rikthehet Partizani i madh, fiton bindshëm kundër Luftëtarit

Publikuar tek: sport, më 20:04 16-10-2017 Rikthehet Partizani i madh, fiton bindshëm kundër Luftëtarit

Partizani ka arritur të fitojë pastër në sfidën e sotme ndaj Luftëtarit, me rezultatin 2-0.

Vendasit e filluan vrullshëm takimin, ku që në minutat e para tentuan të shënojnë, por pa ja arritur. Sukaj arrin të çoj të tijtë në avantazh në minutën e 27, duke zhbllokuar sfidën dhe duke i dhënë më shumë siguri skuadrës.

Pjesa e dytë mbyllet me rezultatin 1-0, me të kuqtë që shkojn ëtë qetë në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, Luftëtari jep disa shkëndija por nuk bënë asgjë konkrete për të shënuar. Në minutën e 71′, Trashi arrin të shënojë të dytin për Partizanin, duke mbyllur takimin.

Në minutën e 79′, Luftëtari pati shansin më të mirë, teksa kryeqytetasit mbetën me 10 lojtarë, por sërish gjirokastritët nuk arritën ta shfrytëzonin superioritetin numerik.

Mbyllet kështu sfida me rezultatin 2-0, duke marrë kështu fitoren e parë bindëse në këtë sezon.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Renditja e FIFA-s, për tetorin, Shqipëria merr të “tatëpjetën”, Kosova ngjitet një pozicion
»
Article Logic
Execution time: 0.018292903900146
array(1) { ["section"]=> string(65) "rikthehet-partizani-i-madh-fiton-bindshem-kunder-luftetarit-96114" }