Rikthehet Procesi Sportiv, surpriza e madhe që do na pëlqejë të gjithëve

Publikuar tek: sport, më 22:49 24-09-2018 Rikthehet Procesi Sportiv, surpriza e madhe që do na pëlqejë të gjithëve

Mbrëmjen e sotme është rikthyer në ekran një nga emisionet më të ndjekura sportiv në vend. 

Bëhet fjalë për “Procesin Sportiv” që tashmë do të jetë sërish në transmetim çdo të hënë.

Ndërkohë që ky sezon i ri ka nisur me disa ndryshime të mëdha. Përpos prezantueses Nevina Shtylla që prej disa ditësh ishte paralajmëruar se do ishte pjesë e emisionit, mjaft surprizues është fakti se Edi Manushi vijon sërish në drejtim të tij.

Megjithatë surpriza më e madhe të paktën në këtë puntatë të parë është mungesa në panel e të ftuarve femra. Sot janë ftuar në emision Gëzim Sinemati (gazetar sportiv), Shkëlqim Muça (trajner), Lorenc Jemini (ish-arbotër) dhe Përparim Kabo (pedagog), duke mos patur asnjë femër nga bota e showbiz, gjë që ishte kthyer në traditë të viteve të fundit.

Kjo ishte kritikuar shumë nga teleshikuesit pasi njohuritë e të këtyre ftuarve nga sporti ishin shumë të pakta, duke i konsideruar thjesht si imazh, e mesa duket producentët i kanë mbajtur shënim këto kritika.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja e ish-lojtarit të Real çmend Instagramin, poston FOTO nudo
»
Article Logic
Execution time: 0.0040888786315918
array(1) { ["section"]=> string(78) "rikthehet-procesi-sportiv-surpriza-e-madhe-qe-do-na-pelqeje-te-gjitheve-135495" }