Rikthimi i Prengës, PD mendon bojkotin e Kuvendit

Publikuar tek: politike, më 21:44 22-02-2016 Rikthimi i Prengës, PD mendon bojkotin e Kuvendit

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme grupin parlamentar.

Burime të Ora News bëjnë me dije se po diskutohet mbi zhvillimet e fundit politike me fokus të veçantë tek proçesi i dekriminalizimit të institucioneve.

Demokratët e cilësojnë të papranueshëm që në parlament të rikthehet deputeti Armando Prenga, i akuzuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura ka patur qëndrime të forta edhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama pro personave me të shkuar kriminale.

“Duhet te respektohet roli i opozitës”ka deklaruar ish-kryeministri Berisha në mbledhje.

“Qeveria nuk reflekton, pengon hetimin e administratës dhe serverin e tatimeve” kanë deklaruar të tjerë deputetë.

Madje në mbledhje është artikuluar edhe obsioni i bojkotit të Kuvendit, por nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi për Bashkim Finon: Të gjithë kështu thonë kur të sulmojnë, “E kam mik”
Rexhep Mejdani: Byroja e Hetmit, armë në duart e qeverisë »
Article Logic
Execution time: 0.020999908447266
array(1) { ["section"]=> string(54) "rikthimi-i-prenges-pd-mendon-bojkotin-e-kuvendit-33270" }