Trajneri i Kombëtares është duke zhvilluar një konferencë për shtyp në zyrat e FSHF-së lidhur me takimet që Kombëtarja do zhvillojë ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë ditët në vijim.
Panuçi ka zbuluar të ardhmen e Xhakës, i cili i ka lënë të hapura mundësitë për rikthimin e tij te Kombëtarja. " Portat e ekipit të Kombëtares janë gjithmonë të hapura. Nëse i referoheni Taulant Xhakës, ai gaboi. Ai më telefonoi avokati i tij më telefonoi dhe ai vetë, ja pranova faljen, e vlerësova faljen, për momentin kjo është thjesht çështje teknike, në një moment të dytë sigurisht që ai do të vijë", ka thënë Panuçi në konferencën për shtyp mbajtur për mediat.