“Rilindja di të numërojë lekët, por s'di të numërojë njerëzit’’, Blushi pritet me duartrokitje në Peshkopi (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 09:20 25-04-2016

“Rilindja di të numërojë lekët, por s'di të numërojë njerëzit’’, kjo ka qenë batuta e radhës e Ben Blushit. Pas ditës së shtunë, kur ai e quajti Partinë Socialiste dhe Kryesinë e saj ‘’Lavatriçe mediokriteti’’, sërish Blushi thumbon socialistët dhe Ramën nga Peshkopia, ku u prit me duartrokitje.

“Nuk merret me njerëzit, merret vetëm dhe vetëm me lekët. Nuk sheh sa njerëz ka, sa punë ka, sa korrupsion ka’’, vazhdoi më tej Blushi.

Pavarësisht zhvillimeve që kanë ndodhur në asamble dy deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, kanë zgjedhur një tjetër qytet për të bashkëbiseduar me strukturat.

Mimoza Hafizi nëpërmjet një postimi në rrjetin social tha se dy deputetët dhe të tjerë mbështetës janë nisur drejt Peshkopisë, “për një takim të madh me qytetarë dibranë, ku do bisedojmë me mendje e zemër të hapur për Shqipërinë mbi Partinë”.

Nuk dihet nëse këtij itinerari të dy deputetëve do t’u bashkëngjiten dy deputetët që sot nuk pranuan të jenë pjesë e strukturave të Kryesisë së PS, edhe pse u propozuan nga Edi Rama. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 70 minuta mbledhje në selinë e PS, Rama ndan detyrat për sekretarët organizativë
Ministrja britanike: Shqipëria vendi më i varfër në Evropë, s’ka asnjë lidhje me Britaninë e BE »
Article Logic
Execution time: 0.019654989242554
array(1) { ["section"]=> string(113) "rilindja-di-te-numeroje-leket-por-s-di-te-numeroje-njerezit-blushi-pritet-me-duartrokitje-ne-peshkopi-video-38600" }