Rimëkëmbet huadhënia, bankat rrisin valutën

Publikuar tek: ekonomi, më 12:28 01-07-2016 Rimëkëmbet huadhënia, bankat rrisin valutën

Sipas statiastikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë në fund të muajit maj arriti në 551 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 0.7% me bazë mujore. Pas muajsh të tërë, huadhënia shfaqi shenja gjallërimi.  Që nga nëntori i vitit 2014 ky ishte zgjerimi më i madh mujor.

Huaja për korporatat e tjera jo financiare, kryesisht në valutë, dha efektin më të rëndësishëm në përmirësimin e kreditimit,me një rritje prej 1% me bazë mujore.

Huaja për individët gjithashtu pati një rritje prej  1.2%.

Gjithsesi rritja e huasë vijon të jetë negative, prej -1.6%. Megjithatë, ritmet e rënies janë zvogëluar  në raport me prillin, kur ishte 2%.

Me bazë vjetore, rënien më të lartë e shënoi kredia për korporatat në valutë, me -5.3%, pasi bankat kufizuan kredinë në valutë për klientët si rrjedhojë e rrezikut më të lartë.

Kërkesa  e biznesit për investim gjatë dy viteve të fundit ka qenë e dobët. Bankat janë treguar më të kujdesshme në kredidhënie si pasojë e nivelit të lartë të huave të pakthyera në kohë, prej 20% të totalit. 

kredia.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015024185180664
array(1) { ["section"]=> string(48) "rimekembet-huadhenia-bankat-rrisin-kredine-45160" }