Rindizet pas 7 muajsh gjumë sonda e ulur në kometën 67P, habiten shkencëtarët

Publikuar tek: bota, më 16:09 14-06-2015 Rindizet pas 7 muajsh gjumë sonda e ulur në kometën 67P, habiten shkencëtarët

7 muaj më parë, në një mission historik, shkencëtarët arritën të ulim me sukses një sondë në kometën 67P, por vetëm 60 orë pas uljes, ata njoftuan se sonda po humbiste me shpejtësi bateritë si rrjedhojë e mungesës së rrezeve diellore për ta rikarikuar atë.

Çuditërisht pas 7 muajsh “gjumë”, sonda është rindezur duke komunikuar me njësinë në tokë për 85 sekonda.

Sipas shkencëratëve në qendrën studimore në Gjermani, temperatura aktuale në kometë është -35 gradë Celcius dhe sonda ka grumbulluar 27 Vat energji.

Shkencëtarët thanë se deri tani kanë marrë informacione historike megjithatë më shumë do të zbulohet kur sonda të dërgojë në tokë edhe 8000 paketa me informacion.

Sonda e misionit Rosseta zbuloi në muajin nëntor të 2014-ës molekula organike në sipërfaqen e kometës, shkencëtarët tashmë presin fotografi nga vendndodhja si dhe informacione të tjera me vlerë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022574901580811
array(1) { ["section"]=> string(82) "rindizet-pas-7-muajsh-gjume-sonda-e-ulur-ne-kometen-67p-habiten-shkencetaret-13553" }