Rinis hetimi ndaj Tom Doshit dhe Mark Frrokut, çështja rikthehet në Gjykatën e Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:09 17-05-2018 Rinis hetimi ndaj Tom Doshit dhe Mark Frrokut, çështja rikthehet në Gjykatën e Tiranës Tom Doshi- Durim Bami-Mark Frroku

Nga kalimi i dosjes nga njëra gjykatë në një tjetër rinis procesi në Gjykatën e Tiranës ndaj ish-deputetit Top Doshi, Mark Frrokut dhe të riut Durim Bami.

Tom Dosh, ish-kolegu i tij Mark Frroku dhe Durim Bami akuzohen për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim.

Sipas prokurorisë, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijuan prova të rreme me qëllim që të niste një hetim penal ndaj Ilir Metës, i cili ishte kryeparlamentar në kohën kur u regjistrua video.

Doshi pretendonte që Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij bashkë me ish-deputetin e PD-së Mhill Fufi dhe se këtë gjë ia kishte rrëfyer miku i tij Mark Frroku, por prokuroria pas hetimeve arriti në konkluzionin se gjithçka ishte e sajuar dhe i mori të pandehur.

Çështja e tyre kaloi në të gjitha gjykatat, nga ajo e Larta, në Kushtetuese, pastaj tek Krimet e Rënda e në fund u rikthye në Gjykatën e Tiranës.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ç’do ‘plasë’ këtë herë PD? Konferencë e jashtëzakonshme...
Lajme jo të mira nga MOTI, zbuloni si do të jetë NESËR »
Article Logic
Execution time: 0.0054380893707275
array(1) { ["section"]=> string(92) "rinis-hetimi-ndaj-tom-doshit-dhe-mark-frrokut-ceshtja-rikthehet-ne-gjykaten-e-tiranes-121094" }