Rinis seanca: Opozita në këmbë por shikoni çfarë bën Gramoz Ruçi dhe ç'thotë për Bashën e dënuar

Publikuar tek: politike, më 16:10 05-10-2017 Rinis seanca: Opozita në këmbë por shikoni çfarë bën Gramoz Ruçi dhe ç'thotë për Bashën e dënuar

Ka rinisur pas gati pesë orë ndërprerje seanca parlamentare e drejtuar nga Gramoz Ruçi sërish mes tensionesh pas dënimit të Lulzim Bashës.

Opozita ka qëndruar për pak minuta në këmbë duke bllokuar foltoren por kreu i Kuvendit ka vijuar me miratimin e projektvendimeve për diasporë dhe nënkomisionin për qeverisjen vendore duke e deklaruar seancën e mbyllur vetëm pak minuta më pas.

Në përfundim të seancës Ruçi nuk ka lënë pa përmendur edhe përplasjen me kreun e PD-së Lulzim Basha, duke thënë se për shkak të dënimit për herë të parë, e ka toleruar duke mos mbledhur byronë për marrjen e masave edhe më të rënda. Deklarata e Ruçit ka revoltuar deputetët e opozitës.

“Sa për sqarim, duke qënë se deputeti i dënuar është për herë të parë, njoftoj opinionin publik se nuk po ushtroj detyrën për të thirrur byronë për të marrë masa dhe më të rënda. Seancën e deklaroj të mbyllur”, tha Ruçi.

Article Logic
Execution time: 0.0024042129516602
array(1) { ["section"]=> string(101) "rinis-seanca-opozita-ne-kembe-por-shikoni-cfare-ben-gramoz-ruci-dhe-c-thote-per-bashen-e-denuar-94853" }